Hazret Hakim Maulvi Nurudin (r.a.)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hazret Hakim Maulvi Nurudin (r.a.)

Kalifi i Parë i Mesihut të Premtuar a.s.

Hazret Hakim Maulvi Nurudin r.a. lindi në vitin 1841 në qytetin e lashtë të Bera-s, në Penxhab, të Indisë. Babai i tij Hafiz Ghulam Rasul dhe nëna Nur Bakht, kishin një dashuri të papërshkrueshme për Kuranin duke u bërë shembull perfekt për fëmijët e tyre.

Hazret Maulvi Nurudini r.a. ishte i 34-ti brez në vijë të drejtë me Hazret Omerin r.a.  Kalifin e Profetit të Shenjtë s.a.v.s., kështu nga babai ai ishte një kurejshi.

Ai ushqeu dashurinë ndaj dijes dhe librave që në fëmijëri dhe madje ai shprehet në autobiografinë  e tij:

“Unë isha i magjepsur pas koleksionit të librave. Kur isha fëmijë unë mblidhja libra të bukur, por kur arrita moshën e pjekurisë unë përdorja libra të zgjedhur.”

Ai ishte mjek i shquar i Indisë dhe shërbeu për shumë vite si mjek mbretëror në shtetin Kashmir të Indisë.

Ai gjithashtu ishte hafiz i Kuranit, pra e kishte mësuar përmendësh gjithë Kuranin e Shenjtë.

Hazret Maulvi Nurudini r.a. ishte i pari nga ndjekësit e Hazret Mesihut të Premtuar a.s. dhe, pas vdekjes së Hazret Mesihut të Premtuar a.s., ai u zgjodh edhe Kalif i tij i Parë për t’i shërbyer Islamit deri në fund të jetës.

Hazret Hakim Maulvi Nurudinr r.a. ndërroi jetë më 13 mars 1914, gjashtë vjet pas Hazret Mesihut të Premtuar a.s., duke lënë pas tij thesare diturie dhe shembuj bujarie, devotshmërie dhe përuljeje ndaj Allahut dhe Profetit të Tij të pashoq. Ai ishte dhe do të jetë një fener i artë i fesë Islame dhe Ahmediatit në veçanti.

LEXONI:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp