Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics
allahu emrat e allahut zoti

Më së pari ata duhet të dini rreth atributeve të Zotit. Mos kujtoni se kjo gjë është e thjeshtë. Pakkush i di, sepse shumica edhe nëse i dinë, nuk i marrin parasysh kur nevojiten ato. Ose nëse i kanë parasysh, nuk ua dinë kuptimin. Për shembull, te muslimanët është si zakon që i mësojnë përmendsh emrat e Zotit pa ua ditur kuptimet, por një zakon i tillë nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim shpirtëror te ta. Po ashtu, ata që i dinë kuptimet, shpesh ndodh që nuk i perceptojnë, që ato të mund t’u bënin dobi sadopak.

Për shembull, në arabisht shātun do të thotë dhi. Nëse i thua dikujt që shātun do të thotë “dhi”, por ai nuk e di se çfarë është dhia, atëherë kjo dije është e pavlerë. Pra, është e kotë t’i kujtosh emrat e tillë që nuk të japin ndonjë koncept apo nuk të lënë ndonjë përshtypje në mendjen tënde. Me një fjalë, nuk është e mjaftueshme t’i dish vetëm kuptimet, por duhet që ato të lënë një gjurmë të fortë në qenien tënde. Këtë nuk e di shumica e njerëzve. Për shembull, nëse i pyet se çfarë do të thotë emri Rrab, të gjithë do të thonë Zoti që është Mbajtësi, por ata nuk fitojnë ndonjë mbresë në zemrat e tyre nga ky emër.

Pra, t’i dish atributet e Zotit nuk do të thotë vetëm t’i mbash përmendsh ato, ose vetëm t’i dish kuptimet e tyre, por kur të përmendësh ose të dëgjosh ndonjë atribut, menjëherë zemra duhet të të marrë një mbresë të kuptimit të tij. Për shembull, kuptimi i emrit Rrahman është: Ai që të jep, pa marrë parasysh që je përpjekur apo jo. Në momentin kur ky emër rrjedh në gjuhë, nuk duhet të ndodhë që kuptimi i tij “Ai që jep edhe pa bërë përpjekje” të të vijë si një fjali e gatshme dhe e pamenduar, por favoret që Zoti na bëri pa i parë përpjekjet tona duhet të vijnë si një vetëtimë para nesh e t’i shohim me sytë e zemrës, në mënyrë që zemra jonë të fitojë një përjetim të thellë nga ky atribut i Zotit. Ai që nuk e arrin këtë përjetim, të mendojë hollësisht, derisa të ndiejë në zemër gjithë hijeshinë e atij atributi. Ka shumë njerëz që shpesh përmendin atributet e Zotit por kur i pyet kuptimet e tyre, heshtin. Gjendja e tyre është si e atij njeriu, i cili kur e dëgjoi vjershën:

poezi mistikaQoftë unë, qoftë ti, qoftë Miri
Që të gjithë jemi bërë rob të flokëve të saj.

e kuptoi: “Mua, ty, Mirin, madje të gjithë ne na kanë kapur me zinxhirët e flokëve të saj dhe na futën në burg”.

Mësoni Emrat e Allahut, atributet e Tij

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem