
Metoda e dytë që tregon Kurani Famëlartë për të arritur pastrimin shpirtëror, madje për të pasur sukses në cilëndo punë, është:
وَ لَیۡسَ الۡبِرُّ بِاَنۡ تَاۡتُوا الۡبُیُوۡتَ مِنۡ ظُہُوۡرِہَا وَ لٰکِنَّ الۡبِرَّ مَنِ اتَّقٰیۚ وَ اۡتُوا الۡبُیُوۡتَ مِنۡ اَبۡوَابِہَا ۪ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَDhe mirësia nuk është që ju të hyni në shtëpi nga mbrapa, por mirësia është vetëm e atij që ka druajtje (ndaj Allahut). Hyni pra, në shtëpi nga dyert e tyre. Kini druajtje ndaj Allahut, që të gëzoni sukses[1]
Domethënë, mirësia nuk është që ju të mundoheni kot e të hyni në shtëpi duke u hedhur nga mbrapa ose duke kapërcyer muret, por mirësia vjen nëpërmjet takuasë. Andaj, zbatoni metodat e duhura për çdo punë dhe kijeni takuanë, që të gëzoni sukses. Ky ajet udhëzon se duhet të përdorësh metodat e nevojshme që Allahu i Lartësuar ka caktuar për të pasur sukses. Metoda e duhur për të arritur njohjen e Zotit është të keni dije të plotë për veprat që Zoti i Vetëm nuk i pëlqen dhe veprat që Ai i pëlqen, sepse pastrimi i nefsit nuk arrihet derisa të hiqni dorë nga ligësitë e të përvetësoni mirësi. Mesihu i Premtuaras, në kopjen e Kuranit që recitonte, kishte shkruar një listë të porosive dhe ndalimeve. Nga kjo mund të imagjinojmë se sa shumë ai kujdesej për zbatimin e porosive dhe për qëndrimin larg ndalimeve të Zotit të Madhërishëm.
Pra, është shumë e rëndësishme që t’i dini këto gjëra për pastrimin shpirtëror, e kur t’i dini, do ta keni shumë lehtë punën më tej, sepse atëherë njeriu del nga errësira e mosdijes dhe gjendet në dritën e dijes. Kur t’i keni ditur porositë dhe ndalimet, atëherë duhet të përpiqeni që t’i zbatoni ato, pasi kjo mbetet e vetmja metodë për të pasur sukses. Madje, nuk duhet të hiqni dorë nga përpjekja edhe nëse keni bërë ndonjë shkelje gjatë përpjekjeve, ose nuk jeni përpjekur siç duhet. Përpjekjet patjetër duhen vijuar, sepse ato sjellin përparimin e ardhshëm. Por duhet pasur parasysh që nuk duhet të lihet asnjë vepër, pa të cilën besimi nuk plotësohet, madje duhen bërë të gjitha veprat e tilla.
[1] Kurani Famëlartë 2:190.