
Pra, është shumë e rëndësishme që të mos paragjykoni veten tuaj dhe, ashtu siç është e keqe të paragjykoni të tjerët, në të njëjtën mënyrë edhe paragjykimi ndaj vetes nuk është mirë, por është mëkat. Duke iu mbështetur Allahut, duhet të besoni se nuk do ta lini shejtanin të triumfojë mbi ju. Dallimi midis moszhgënjimit ose mosparagjykimit ndaj vetes dhe vetëpëlqimit ose mburrjes është që e para gjithmonë bëhet për përpjekjet që njeriu ka për të bërë në të ardhmen, kurse e dyta në përgjithësi bëhet për punët që ka bërë në të kaluarën.
Njeriu që i pëlqen vetja dhe që mburret, shumë shpejt frikësohet gjatë misionit, por kur e përfundon punën, krenohet për të. Ndërsa ai që i mbështetet Zotit dhe nuk e paragjykon veten e tij, mban shpresën gjatë gjithë kohës kur është duke u marrë me ndonjë punë, dhe kur e përfundon atë, nuk e zë më në gojë.