Pra, për të gjetur sukses, nuk mjafton vetëm të përpiqesh, por të duhet që të përpiqesh në mënyrën e duhur. Një student nëse vetëm blen librat dhe nuk i mëson dhe tërë ditën lutet që të fitojë dijen, ai s’mund të ketë sukses. Ose ai që nuk mëson, por e lëndon veten duke u varur apo duke ngulur gjilpëra në trup dhe mendon se do të ketë sukses sepse po mundohet, nuk është e mundur të realizohet dëshira e tij. Ose ai që dëshiron të mësojë farkëtarinë dhe në vend që të punojë, gjithë ditën vetëm fal namazet dhe tërë natën mban tespihe duke përsëritur:
“Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil ezim” [1]
nuk mund ta mësojë zanatin, edhe pse për këto fjalë Hazret Profeti Muhammedsa tha:
Janë vetëm dy fjalë që janë shumë të pëlqyera te Zoti, shumë të lehta në gjuhë, por shumë të rënda në peshë. Prandaj, për çdo punë bashkë me lutjet, janë shumë të nevojshme edhe përpjekjet dhe mjetet e duhura.
[1] “I Shenjtë është Allahu me lavdinë e Tij; i Shenjtë është Allahu, i Madhërishmi”.