
Pra, dikush mund të thotë: “Mirë, është e qartë që për ta njohur Zotin duhet t’u përshtatem atributeve të Zotit, por duhet të di se si fitohen atributet e Tij?” Ka shumë njerëz që përpiqen t’i tregojnë mëshirë dikujt, por ngurtësia e zemrës së tyre nuk i lejon. Ka shumë të tjerë që dëshirojnë t’u mbulojnë gabimet të tjerëve, por kur vjen koha s’mund t’i vënë fre gjuhës. Po ashtu, shumë njerëz dëshirojnë të adaptojnë shprehinë e faljes, por nuk e arrijnë dot. Pra, edhe pse disa njerëz shpesh përpiqen t’u përshtaten këtyre atributeve, prapëseprapë nuk munden. Atëherë si mund të krijojnë një ndryshim të qenësishëm në veten e tyre për ta arritur synimin?