Lutje për të shpëtuar nga ndikimet e shejtanit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje e Profetit

Hazret Ebu Hurejre r.a. na informon se në ngjarjen e udhëtimit “Isra”, një shejtan i frikshëm me zjarr në dorë po ndiqte të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.. Hazret Xhibraili a.s. i mësoi Profetit s.a.v.s. një lutje duke thënë: Me këtë lutje, zjarri i shejtanit do të shuhet dhe ai do të rrëzohet. Ajo lutje është:

lutje ndikimet shejtani

Kërkoj mbrojtjen e Fytyrës së Allahut Bujar dhe të fjalëve të Tij të përsosura, të cilat nuk i tejkalon dot asnjë i mirë dhe asnjë i lig, nga e keqja e çdo gjëje që zbret prej qiellit dhe nga e keqja e çdo gjëje që ngjitet në të, nga e keqja e çdo gjëje që Ai ka krijuar në Tokë dhe nga e keqja e çdo gjëje që del nga ajo. O i Gjithëmëshirshëm! Më mbro nga trazirat e natës dhe të ditës dhe nga ndodhitë e natës, përveç asaj ndodhie që është e mbarë![1]


[1] Malik ibn Enes, “El-Muvatta”, redaktor: Muhamed Fuad ‘Abdul-Baki, botues: “Ahjaut-Turath el-‘Arabij”, Bejrut 1406 h./1985, fq. 951, kitab “Esh-She‘ar”, bab “Ma je’muru bihi minet-te‘avvudh”, hadithi numër 1742.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp