Subhaneke Allahumme | Si të falim namaz? | Video #3
Të fillosh namazin në këtë mënyrë në muajin e bekuar #ramazan, është metodë efikase për t’u afruar me Zotin.
Video e tretë e serisë “Shpjegimi i namazit”. Si të falim namaz? Në këtë seri po trajtoj namazin jo thjesht fjalët e tij, por edhe domethënie të tij, botën shpirtërore të njeriut. Pasi themi tekbirin e parë, pra Allahu Ekber, lidhim duart dhe themi një lutje që quhet thena:
Subhāneke Allāhumme ve bihamdike ve tebāreke smuke ve te‘ālā xhedduke ve lā ilāhe gajruke.
I Shenjtë je ti o Allah dhe i Lavdëruar dhe i Bekuar është emri Yt dhe e lartë është Madhëria Jote dhe s’ka të adhurueshëm tjetër përveç Teje.
E thamë Allahu Ekber. Tani fillojmë të njihemi me Allahun. Sa më shumë që ta njohësh Allahun, aq më ndikues do të jetë namazi yt. Subhāneke I pastër nga çdo e metë, i shenjtë ky është kuptimi i kësaj fjale. Zbuloni shpjegimin mbresëlënës të kësaj lutjeje.