Eudhubilahi dhe bismilahi | Si të falim namaz? | Shpjegimi i namazit | Video #4
Kjo është videoja e katërt me radhë për shpjegimin e namazit. Në videon e mëparshme, në lutjen subhaneke, jemi njohur me Allahun me fjalë të përgjitshshme, por tejet domethënëse. Pra, jemi brenda në namaz. Na duhet ta adhurojmë këtë Zot që kemi përshkruar, të krijojmë kontakt me Të dhe t’i këkrojmë ndihmë Atij. Por kjo rrugë nuk është e lehtë, miqtë e mi. Kemi nevojë për dikë i cili, të na tregojë se cila është pengesa, dhe gjithashtu, ai të jetë edhe i aftë për ta larguar atë. Andaj, pas thenasë në nemaz, na vjen eudhu.
Pra, E‘ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm.
I kërkoj mbrojtje Allahut nga djalli i mallkuar.
Zbuloni shpjegimin mbresëlënës të lutjeve eudhubilahi dhe bismilahi.