
Hazret Ebu Seid Hudrij r.a. thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.s. duke thënë se ai që bën këtë lutje gjatë kohës kur del nga shtëpia për namaz, Allahu i Madhërishëm i cakton shtatëdhjetë mijë engjëj, të cilët kërkojnë falje për të dhe Vetë Allahu i Madhërishëm i kushton vëmendje namazit të tij:
O Allah! Të kërkoj me të drejtën që gëzojnë kërkimtarët pranë Teje dhe me të drejtën e ardhjes sime drejt Teje. Ti e di që mua nuk më ka nxjerrë (nga shtëpia) as krenaria e as mburrja, as reklamimi e as dukja, por kam dalë për t’u larguar e për të ikur nga mëkatet e mia e për të ardhur te Ti. Kam dalë duke shpresuar mëshirën Tënde dhe duke u frikësuar prej ndëshkimit Tënd. Kam dalë duke iu shmangur mospëlqimit Tënd dhe duke dëshiruar pëlqimin Tënd. O Zot! Të kërkoj që me mëshirën Tënde të më shpëtosh prej zjarrit.[1]
[1]. Ibni Maxha, Kitabul-masaxhid, bab el-meshij iles-salat.