Lutje për abdes
Hazret Omer Ibnil-Hatabi r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.s. kur mbaronte abdesin, thoshte këto fjalë:
اَشھَدُ اَن لَّا اِلٰہَ اِلَّااﷲُ وَحدَہٗ لَا شَرِیکَ لَہٗ وَاَشھَدُ اَنَّ مُحَمَّدً ا عَبدُہٗ وَرَسُولُہٗ۔ اَللّٰھُمَّ اجعَلنِی مِنَ التَّوَّابِینَ وَاجعَلنِی مِنَ المُتَطَھِّرِینَ۔
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Ai është i Vetëm, i Pashoq. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. O Allah! Më bëj ndër të penduarit dhe ndër të pastrit!
I Dërguari i Allahut s.a.s. gjithashtu thoshte, se ai që lutet në këtë mënyrë pas abdesit, i hapen dyert e xhenetit.[1]
[1]. Tirmidhiu, Kitabut-tahara, bab ma jekulu ba’del-uedu.