Gjërat që e prishin abdesin
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Gjërat që e prishin abdesin

si merret abdesi

a) Kur dalin gazrat.

b) Kur urinon, qoftë edhe një pikë.

c) Kur kryhet nevoja, sado e vogël të jetë.

ç) Gjumi dhe kotja deri në masën kur njeriu nuk mund të rri pa u mbështetur dhe kur nuk mund të mbajë dot balancën.

d) Menstruacioni dhe ejakulimi, gjë që u përmend më sipër.

dh) Për sa i përket vjelljes dhe gjakderdhjes, ka mendime të ndryshme. Megjithatë, gjakderdhja e vogël nga ndonjë pjesë e trupit për shkak të lëndimit etj., ose dalja jashtë e ushqimit nga goja me sasi shumë të vogël gjatë gromësirës, nuk duhet të konsiderohen si gjakderdhje ose vjellje e mirëfilltë. Përndryshe, pas vjelljes dhe gjakderdhjes, duhet të merret abdesi përsëri.

Si bëhet mes’hi mbi çorapet?

Nëse dikush mbath çorapët pas abdesit, nuk është e nevojshme që ai t’i lajë këmbët për 24 orët e ardhshme, kur merr abdes. Në këtë rast, ai duhet t’i prekë këmbët e tij me duar të lagura mbi çorape. Ky konsiderohet si zëvendësim i larjes së këmbëve. Kjo leje vlen 3 ditë në rast udhëtimi (për mysafirin).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem