Kushtet e namazit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
pastertia dëlirësia ujë

Falja e namazit ka disa kushte që duhet të plotësohen para se ta kryejmë atë. Disa nga këto kushte janë:

  1. Bërja e nijetit (qëllimit). Para se të falim një namaz të caktuar, në fillim ne duhet të bëjmë nijetin.
  2. Namazi duhet të falet në kohën e tij të caktuar. Por, nëse dikush për shkak të disa rrethanave imponuese nuk është në gjendje të falet në kohën e caktuar, ai mund të falet më vonë, kur ta gjejë kohën e përshtatshme. Mirëpo, namazi nuk duhet të falet në kohët e ndaluara.

Si përcaktohen kohët e namazit në vendet e skajeve?

Lind pyetja nëse koha e namazit apo e agjërimit është e lidhur me dritën e diellit, me rrotullimin e tokës dhe me pozitën relative të diellit e të hënës, atëherë si mund të caktohet koha e namazeve dhe e agjërimit në zonat më të skajshme jugore dhe veriore të rruzullit tokësor, ku ditët dhe netët janë shumë më të gjata se një ditë normale?

Profeti i Shenjtë s.a.v.s. duke iu përgjigjur pyetjes së një sahabiu, shpjegoi se në ato zona ku ditët dhe netët janë më të gjata se një ditë normale 24-orëshe, muslimanët të falin namazet duke njehsuar kohën në përputhje me gjatësinë e një dite normale.

  1. Njeriu duhet të ketë trupin e pastër, gjithashtu mendjen dhe shpirtin. Me pastërtinë nënkuptojmë:
  • Trupi duhet të jetë i pastër nga të gjitha ndyrësitë.
  • Nëse dikush ka kryer nevojën fiziologjike, ai duhet të pastrohet derisa të mos i mbetet asnjë papastërti.
  • Pas marrëdhënieve intime, ejakulimit në gjumë etj., të pastrohet tërësisht.
  • Larja e tërë trupit është e nevojshme gjithashtu për femrën pas menstruacionit dhe lehonisë.
  1. Vendi ose sixhadja e namazit duhet të jetë e pastër.
  2. Trupi duhet të jetë i mbuluar gjatë namazit.
  3. Drejtimi (kibla) kah Qabja:

Të gjithë muslimanët kudo në botë të drejtohen me fytyrë drejt Qabes. Kible do të thotë të kthyerit me fytyrë kah Qabja në Mekë – shtëpia e parë në Tokë e ndërtuar për adhurimin e Allahut.

Muslimanët kudo në botë duhet të kthehen kah Qabja gjatë çdo namazi. Mirëpo, gjatë udhëtimit ose kur njeriu është mysafir në ndonjë vend dhe nuk arrin ta gjejë drejtimin siç duhet, ose nuk mund t’i drejtohet Qabes për shkak të sëmundjes, ai nuk obligohet t’i drejtohet asaj. Po ashtu, duke kalëruar, ose udhëtuar me tren, anije apo me aeroplan, mund të falësh namazin duke qëndruar në drejtimin që shkon mjeti, ose çfarëdo drejtimi tjetër të mundshëm.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp