Kohët e namazit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
kohet e namazit

Secili nga pesë namazet e obliguara (farz), ka kohën e përcaktuar në varësi të pozicionit të diellit. Më poshtë do të gjeni shpjegimin për kohët e namazit.

Por nëse kërkoni Kalendarin e namazit (Kalendari i faljeve ose Vaktia e namazit) për vendin tuaj, vizitoni këtë link:

1. Namazi i sabahut – salātul-fexhr

Koha e namazit të sabahut fillon në agim dhe mbaron pak para lindjes së diellit.

2. Namazi i drekës – salātudh-dhuhr

Koha e namazit të drekës fillon kur dielli e kalon zenitin dhe nis rrugëtimin e tij drejt perëndimit.

3. Namazi i ikindisë – salātul-‘asr

Koha e namazit të ikindisë fillon kur dielli lëviz më tutje në drejtim të perëndimit, kohë kjo e njohur si pasdite, por jo shumë vonë. Koha e këtij namazi mbaron shumë përpara perëndimit të diellit, në kohën kur venitet drita e diellit. Namazi i ikindisë ndonëse mund të falet edhe në kohën e fundme të ditës, por rekomandohet që falja e tij të kryhet kur dielli akoma qëndron mbi horizont dhe ka kohë të mjaftueshme për perëndimin e tij.

Si mund të arrish përqendrimin në namaz?

Kohët e ndaluara për namaz

Duhet ditur që falja e namazit ndalohet në tri raste:

  1. në kohën kur dielli është duke lindur,
  2. kur dielli është në zenitin e tij dhe
  3. kur dielli është duke perënduar.
  4. Po ashtu, ndalohet falja e ndonjë namazi jofarz (sunet apo nāfil) pas namazit të ikindisë e deri në perëndimin e diellit.

4. Namazi i akshamit – salātul-magrib

Koha e namazit të akshamit fillon menjëherë pasi të perëndojë dielli, dhe zgjat gjer në muzg. Por, fjala muzg sipas shkollave të ndryshme të jurisprudencës islame (fikhu i medh’hebeve) ka kuptime të ndryshme. Ehli-hadithët dhe sekte të ngjashme me qëndrime rigoroze ngulmojnë që falja e namazit të akshamit të kryhet menjëherë pas perëndimit të diellit dhe muzgu, sipas tyre, mbaron kur ngjyra e kuqe gjatë perëndimit të diellit shndërrohet në muzg të përhimët.

Shumë sekte të tjera besojnë se muzgu zgjat derisa duket pak dritë në horizont pas perëndimit të diellit. Sipas shkollave të tilla, koha e caktuar e faljes së namazit të akshamit zgjat për aq kohë sa zgjat koha e faljes së namazit të sabahut, nga zbardhja e ditës e deri para lindjes së diellit.

5. Namazi i jacisë – salātul-‘ishā’

Të gjitha shkollat e jurisprudencës islame bien dakord se koha e namazit të jacisë fillon kur bie muzgu dhe nis errësira e natës. Sipas shumicës, kjo periudhë zgjat deri në mesnatë, por disa të tjerë e shtyjnë kohën e mbarimit të tij edhe përtej mesnatës, deri kur dikush bie të flejë. Megjithatë, këshillohet në mënyrë të fuqishme që namazet të falen në përgjithësi në fillim të kohës së tyre përkatëse dhe nuk duhen lënë për në kohën e mbarimit të tyre.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp