
(1) Sipas Theubanitra, skllavit të liruar nga i Dërguari i Allahutsas, pas namazit i Dërguari i Allahutsas thoshte tri herë “estagfirullah” (i kërkoj falje Allahut) dhe bënte këtë lutje:
O Allah! Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja! Je bekimplotë, o zotërues i madhështisë dhe i nderit![1]
(2) Hazret Mugira Ibni Shi’bara tregon se i Dërguari i Allahutsas pas dhënies së selamit nga namazi, thoshte tri herë këto fjalë:
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Ai është i vetëm dhe i pashoq. Të Atij janë sundimi dhe lavdia. Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
E më pas lutej:
O Allah! Askush nuk mund të pengojë atë që Ti e dhuron dhe askush nuk mund të japë atë që Ti e refuzon dhe nuk mund të bëjë dobi madhështia e askujt përballë Teje.[2]
[1]. Muslimi, Kitabul-mesaxhid, bab istihbab edh-dhikr ba’das-salat.
[2]. Buhariu, Kitabud-da’vat, bab dua ba’das-salat.