Madhërimi e lavdërimi (tesbihu e tahmidi)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje e Profetit

(1) Hazret Ebu Hurejrahra tregon se disa sahabë të varfër muhaxhirë erdhën tek i Dërguari i Allahutsas dhe thanë: “Të pasurit na parakaluan, sepse bashkë me namazet dhe agjërimet, ata shpenzojnë edhe pasurinë në rrugë të Allahut!” I Dërguari i Allahutsas iu përgjigj: “A t’ju tregoj diçka, të cilën nëse e zbatoni, do të barazoheni me ta dhe nuk mund t’ju tejkalojnë edhe ata që do të vijnë më vonë?” “Na e tregoni, o i Dërguari i Allahut!”, iu përgjigjën sahabët. Ai tha: “Pas çdo namazi, thoni 33 herë Subhanallah (i Shenjtë është Allahu), 33 herë Elhamdulil-lah (lavdia është e Allahut) dhe 33 herë Allahu ekber” (Allahu është më i Madhi) ose 34 herë Allahu ekber, siç thuhet në një rrëfim tjetër.[1]

(2) Nëna e besimtarëve, Hazret Xhuvejrijahra, pas namazit të sabahut, duke qëndruar ulur po përkujtonte Allahun. Ndërkohë, pranë saj kaloi i Dërguari i Allahutsas. Më vonë, kur ai u kthye, dielli ishte ngritur mjaft, ndërkohë, Hazret Xhuvejrijahra vazhdonte ta përkujtonte Allahun. I Dërguari i Allahutsas i tha:

“Që kur kalova pranë teje, kam thënë katër fjalë nga tri herë, të cilat në ndikim e shpërblim janë shumë më të mëdha sesa përkujtimi që ke bërë”.

Më pas ia tregoi këto fjalë:

tesbihuI Shenjtë është Allahu me gjithë lavdinë e Tij, aq shumë sa janë krijesat e Tij. I Shenjtë është Allahu aq sa e do Vetë Ai. I Shenjtë është Allahu aq sa peshon arshi i Tij. I Shenjtë është Allahu aq sa janë fjalët që ka krijuar Ai.[2]

(3) Hazret Ebu Seid Hudrijura dhe Hazret Ebu Hurejrahra tregojnë se i Dërguari i Allahutsas ka thënë:

“Janë katër fjalë që Allahu i Madhërishëm i ka zgjedhur për Vete:

Subhanallah (I Shenjtë është Allahu)
Elhamdulil-lah (Lavdia është e Allahut)
La ilaha il-lallah (Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut) dhe
Allahu ekber (Allahu është më i Madhi)

… Ai që thotë Subhanallah i shkruhen 20 vepra të mira dhe i falen po aq gjynahe. I njëjtë është shpërblimi edhe për atë që thotë Allahu ekber, dhe edhe për atë që thotë La ilaha il-lallah. Kurse ai që thotë Elhamdulil-lah dhe shton edhe Rabil alamin, i shkruhen 30 vepra të mira dhe i falen po aq gjynahe”.[3]

(4) Hazret Ebu Hurejrahra tregon se i Dërguari i Allahutsas ka thënë:

Janë dy fjalë që janë të lehta për gjuhën, por të rënda për peshën. Ato janë:

tesbihuSubhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim
I Shenjtë është Allahu me lavdinë e Tij; i Shenjtë është Allahu, i Madhërishmi![4]

(5) Hazret Ebu Musa Esh’ariji rrëfen: I Dërguari i Allahutsas më pyeti: “A të tregoj një ndër thesaret e xhenetit?” “Patjetër, o i Dërguari i Allahut”, iu përgjigja. Më tha: “Një thesar i xhenetit është:

tesbihuSundim dhe fuqi s’ka askush tjetër përveç Allahut të Lartësuar, të Madhërishëm.”[5]

(6) Hazret Muadh Ibni Xhebeli tregon se i Dërguari i Allahutsas i tha të bëjë këtë lutje në çdo namaz, dhe sipas një rrëfimi tjetër, pas çdo namazi:

tesbihuO Allah! Më ndihmo për të të kujtuar Ty, për të të falënderuar Ty dhe për të të adhuruar Ty në mënyrën më të bukur![6]

(7) Hazret Muslim Ibni Harith Tejmi thotë se i Dërguari i Allahutsas e këshilloi ta bënte shtatë herë këtë lutje pas namazit të sabahut dhe të akshamit, që të mbrohej nga zjarri:

tesbihuO Allah! Më streho nga zjarri![7]


[1]. Buhariu, Kitab sifatis-salat, bab man lem jeruddus-selam alel-imam.
[2]. Muslimi, Kitabudh-dhikr, bab et-tasbih euelun-nahar.
[3]. Musned Ahmedi, vëll. 2, f. 35.
[4]. Buhariu, Kitabud-da’vat, bab fadlit-tasbih.
[5]. Buhariu, Kitabud-da’vat, bab keulu “la heula uela kuvata; Maxhmauz-zavaid, vëll. 7, f. 523.
[6]. Ebu Daud, Kitabul-vitr, bab fil-istigfar.
[7]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha asbaha.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp