
(1) Hazret Hudhejfa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. në rùku thoshte:
I Shenjtë është Zoti im, i Madhërishmi![1]
(2) Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. në rùku e në sexhde thoshte:
I denjë për t’u përkujtuar shumë, shumë i Pastër, Zoti i engjëjve dhe i shpirtit![2]
(3) Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. në rùku e në sexhde bënte edhe këtë lutje:
O Allah! O Zoti ynë! I Shenjtë je Ti me gjithë lavdinë Tënde! O Allah! Më fal mua![3]
(4) Hazret Auf Ibni Maliku r.a. e dëgjoi të Dërguarin e Allahut s.a.s. duke bërë këtë lutje në rùku:
I Shenjtë është Ai që zotëron fuqinë, sundimin, krenarinë dhe madhështinë![4]
(5) Hazret Aliu r.a. dhe Hazret Xhabir Ibni Abdullahu thonë se i Dërguari i Allahut s.a.s. bënte këtë lutje në pozicionin në fjalë:
O Allah! Për ty u përkula. Ty të besova. Ty t’u dorëzova. Te Ti u mbështeta. Ti je Zoti im. Për Allahun, Zotin e botëve, po përulen dëgjimi dhe shikimi im, mishi dhe gjaku im, kockat dhe truri im dhe të gjitha gjymtyrët e mia.[5]
[1]. Tirmidhiu, Kitabus-salat, bab et-tasbih fir-ruku ues-suxhud.
[2]. Muslimi, Kitabus-salat, bab ma jekulu fir-rukui.
[3]. Buhariu, Kitab sifatis-salat, bab dua fir-rukui.
[4]. Ebu Daud, Kitabus-salat, bab ma jekuluhur-rexhul fi rukuihi ue suxhudihi.
[5]. Nisai, Kitab sifatis-salat, bab neu akhir minedh-dhikr.