Hytbja e së premtes dhe e Bajramit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
xhumaja ne shtepi apo ne xhami

Hazret Xhabir Ibni Sumra r.a. tregon se, në ditën e xhumasë dhe të Bajramit i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mbante dy hytbe, midis të cilave ai qëndronte i ulur (i heshtur). Në hytbe ai recitonte ajete të Kuranit Famëlartë dhe i këshillonte të pranishmit. (Musned Ahmed, vëll. 5, f. 92)

Hazret Xhabir Ibni Abdullah r.a. rrëfen: Në hytben e tij të së premtes i Dërguari i Allahut s.a.v.s., së pari lavdëronte dhe falënderonte Allahun e Madhërishëm e më pas me zë të lartë mbante hytbe. (Muslimi, Kitabul-xhuma, bab takhfif mines-salat uel-khutba). Kështu bënte edhe ditën e Bajramit.

Sipas rrëfimit të Hazret Abdullah Ibni Mesudit r.a. dhe të Abdullah Ibni Abasit r.a., fjalët e hytbes së praktikuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. janë si më poshtë:

xhumaja hytbeja
Lavdia është e Allahut. Atë e lavdërojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe Atij i kërkojmë falje. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga sherret e vetvetes sonë dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që udhëzon Allahu, s’ka kush ta devijojë dhe atë që e devijon Allahu, s’ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.
(Muslimi, Kitabul-xhuma, bab tekhfifis-salat; Tirmidhiu, Kitabun-nikah, bab khutbatin-nikah)

Hytbja e xhumasë mbahet para namazit, ndërsa hytbja gjatë Bajrameve mbahet pas namazit. (Muslimi, Kitabul-idein, bab 1)

Në hytben e praktikuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., përveç fjalëve të përmendura më sipër, në disa rrëfime raportohen edhe fjalët që vijojnë:

xhumaja hytbejaPa dyshim, fjala më e vërtetë është libri i Allahut dhe udhërrëfimi më i mirë është udhërrëfimi i Muhammedit. Ndërsa gjëja më e keqe janë risitë dhe çdo risi është bidat dhe çdo devijim çon në zjarr. (Nisai, Kitab salatil-idein, bab kejfal-khutba)

Hytbja e dytë

Kalifi Umavi Hazret Omer Ibni Abdul Azizi (që ndërroi jetë në vitin 101 pas hixhretit) ka shtuar këto fjalë në hytben e dytë, të cilat vazhdojnë të praktikohen deri më sot:

xhumaja hytbejaO robërit e Allahut! Allahu ju mëshiroftë! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe dhënien si ajo që u jepet të afërmve, dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju të kuptoni”. (Kurani Famëlartë 16:91)
Kujtojeni Allahun, Ai do t’ju kujtojë ju! Thërriteni Atë, Ai do t’ju përgjigjet dhe kujtimi i Allahut pa dyshim është gjëja më madhore. (Tarikhul-khulafa, lis-Sujuti, botuar në Lahor, f. 244)

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp