
Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a. në dhjetë ditët e muajit dhulhaxha na këshillonte të përsërisnim shpesh tekbirin, që është “Allahu Ekber” (Allahu është më i Madhi), tehmidin, që është Elhamdulil-lah (Lavdia është e Allahut) si dhe Lailaha il-lallah (Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut).[1]
Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. i thoshte tekbiret në formën si vijon:
اَللّٰہُ اَکبَرُ اَللّٰہ اَکبَرُ لَا اِلٰہَ اِلَّا اللّٰہُ وَاللّٰہُ اَکبَرُ اَللّٰہُ اَکبَرُ وَلِلّٰہِ الحَمدُ۔
Allahu Ekber, Allahu Ekber. Lailaha il-lallah, Uellahu Ekber, Allahu Ekber ue lil-lahil hamd.
Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi. Allahu është më i Madhi dhe lavdia është e Allahut.[2]
Hazret Omeri r.a., Hazret Aliu r.a. dhe Hazret Ibni Abasi r.a. i thoshte këto tekbire nga sabahu i datës 9 dhulhixha deri në ikindinë e datës 13 dhulhixha.[3]
Sipas Hazret Ibni Omerit r.a. i Dërguari i Allahut s.a. këto tekbire i thoshte edhe ditën e Fiter Bajramit nga momenti kur dilte nga shtëpia deri kur mbërrinte në vendin ku do të falej namazi i Bajramit.[4]
[1] Musned Ahmed Ibni Hanbeli, vëll. 2, Bejrut, f. 75.
[2] Musanif Ibni Ebi Shiba, Kitabus-salat.
[3] Mustadrik Hakim, vëll. 1, Bejrut, f. 299.
[4] Mustadrik Hakim, vëll. 1, Bejrut, f. 298.