
Lutje gjatë ezanit
Hazret Ebu Said Hudriju r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.s. ka thënë: “Kur të dëgjoni ezanin, përsëritni fjalët e myezinit”. Gjithashtu thuhet nga Hazret Omeri r.a.: “Ai që i përsërit me sinqeritetin e zemrës fjalët e ezanit bashkë me myezinin dhe kur thuhet Haj-ja alas-salat dhe Haj-ja alal-falah, thotë:
“Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër përveç Allahut”,
do të hyjë në xhenet”.[1]
Lutje pas ezanit
Hazret Xhabir Ibni Abdullah r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.s. ka thënë:
Ai që lutet me këto fjalë pas dëgjimit të ezanit, do të meritojë ndërmjetësimin tim në ditën e gjykimit:
O Allah! O Zoti i kësaj thirrjeje të përsosur dhe namazit të ngritur! Dhuroji Muhammedit (sa) mundësinë e ndërmjetësimit, epërsinë, nivelin e lartë dhe caktoje atë në gradën e pëlqyer që Ti ia premtove.[2]
[1]. Muslimi, Kitabus-salat, bab istixhabul-keul mithl ue kulil-muadhin.
[2]. Buhariu, Kitabul-adhan, bab ed-dua endan-nida; Sunen El-Kubra, vëll. 1, f. 410.