Duaja e kunutit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje e Profetit

(1) I Dërguari i Allahut s.a.s. i mësoi Hazret Hasan Ibni Aliut r.a. këtë dua të kunutit për të bërë në namazin e vitrit:

kunutiO Allah! Më udhëzo si ata që Ti i ke udhëzuar! Më jep shëndet si ata që u ke dhënë shëndet! Miqësohu me mua, si me ata të cilët je miqësuar! Më beko në atë që më ke dhënë! Më shpëto nga e keqja e asaj që ke caktuar, sepse Ti cakton dhe kundër Teje nuk caktohet. Përnjëmend, nuk poshtërohet ai që Të bën mik dhe nuk nderohet ai që Të bën armik. Ti je bekues dhe i madhërishëm, o Zoti ynë. Paqja e Allahut qoftë mbi Profetin Muhammed![1]

(2) Hazret Halid Ibni Ebi Omer r.a. tregon se të Dërguarit të Allahut s.a.s. Xhibraili a.s. i më
soi këtë lutje të kunutit:

kunutitO Allah! Të kërkojmë ndihmë! Të kërkojmë falje! Të besojmë! Te Ti mbështetemi! Të lavdërojmë në mënyrën më të mirë! Të falënderojmë dhe nuk Të jemi mosmirënjohës. Ne e lëmë dhe e braktisim atë që nuk Të bindet. O Allah! Vetëm Ty të adhurojmë. Ty të lutemi. Ty të bëjmë sexhde. Drejt Teje vrapojmë. Ty të shërbejmë. Shpresojmë mëshirën Tënde dhe frikësohemi nga ndëshkimi Yt. Ndëshkimi Yt pa dyshim që u bie mohuesve.[2]

Shënim: Lutja e famshme e shënuar më sipër, me ndryshime shumë të vogla, përmendet në këta libra: “Marasil Ebu Daud”; “Sunen Bejhaki”; “Sherhus-sinah”; “Kitabul-vitr, Shejh Muhammed Ibni Nesr El-Meruzi”.


[1]. Ebu Daud, Kitab el-vitr; Nisai, Kitab kijamil-lejl bab ed-dua fil-vitr.
[2]. Tuhfatul-fukaha, bab salatil-vitr, Damask.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp