
Hazret Abdurrahman Ibni Ebi Lejla rrëfen: “Më takoi Hazret Kab Ibni Uxhrah dhe më tha: “A të jap një dhuratë? “Patjetër”, – i thashë. Atëherë ai më tregoi se ata e kishin pyetur një ditë të Dërguarin e Allahut s.a.s.: “Ne e dimë se si duhet t’ju dërgojmë selam [paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty, o i Dërguar!], por nuk e dimë se si duhet t’ju dërgojmë salavate [sepse në porosinë e Kuranit thuhet “Dërgojini salavate dhe shumë selam” (Kurani Famëlartë 33:57)) I Dërguari i Allahut s.a.s. u përgjigj: “Mund të më dërgoni salavatet në këtë mënyrë”:
O Zot! Lartësoje Muhammedin dhe popullin e tij, ashtu siç e lartësove Ibrahimin dhe popullin e tij! Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Nderuar!
O Zot! Bekoje Muhammedin dhe popullin e tij, ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe popullin e tij! Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Nderuar!”[1]
LEXONI: Si duhet t’i dërgojmë salavatet e selam të Dërguarit të Allahut s.a.?
[1]. Buhariu, Kitabul-ambija, bab keulil-lahi “Uet-takhadhallahu Ibrahima khlila”.