
Për lutjen në teshehud, Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. rrëfen:
Kur falnim namaz pas të Dërguarit të Allahut s.a.s., thoshim: “Paqja qoftë mbi Allahun!” I Dërguari i Allahut s.a.s. tha: “Allahu Vetë është paqe [domethënë burimi i paqes], andaj, kur të jeni të ulur në namaz, lutuni me këto fjalë:
Për Allahun janë dhuratat, adhurimet dhe të pastrat (lavdërime). Paqja qoftë mbi ty, o Profet, dhe mëshira dhe bekimet e Allahut po ashtu! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e sinqertë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij.[1]
[1]. Buhariu, Kitab sifatis-salat, bab et-teshehed fil-akhira