Lutje për të pasur faljen, fundin e mirë dhe përmbushjen e premtimit të Zotit
Hazret Ajshjara rrëfen: “Kur zbritën ajetet e mëposhtme, i Dërguari i Allahutsas filloi namazin me të qarë. Hazret Bilalira erdhi për ta njoftuar për namazin fard dhe e pyeti për shkakun pse qante. Ai iu përgjigj: “Mbrëmë më zbritën këto ajete. … Është shumë fatkeq është ai që i lexon dhe nuk thellohet në to”. Disa rrëfime të tjera tregojnë se i Dërguari i Allahutsas çdo natë i recitonte këto ajete dhe thoshte: “Ai që reciton gjatë natës ajetet e fundit të sures Ali-Imran, për të shkruhet sikur të ketë falur namaz gjatë gjithë natës”.[1]
O Zoti ynë! Këto nuk i ke krijuar kot! Ti je i Shenjtë. Prandaj, na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit![2]
O Zoti ynë! Ne sigurisht kemi dëgjuar një lajmëtar, i cili na thërret drejt besimit (duke thënë): Besoni në Zotin tuaj! Dhe ne e besuam. Prandaj, o Zoti ynë, fali gjynahet tona, zhduki ligësitë tona prej nesh dhe na jep vdekje me të mirët.[3]
O Zoti ynë! Na jep edhe atë që u ke premtuar të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në ditën e kiametit. Ti pa dyshim që nuk e shkel premtimin.[4]
[1]. Tefsir Kurtubi, vëll. 4, f. 310.
[2]. Kurani Famëlartë 3:192.
[3]. Kurani Famëlartë 3:194.
[4]. Kurani Famëlartë 3:195.
Image: Courtesy of Ali Mir; under Creative Commons License