Përshkrim i librit
PARATHËNIE
Shtëpia botuese “Islam International Publications” po bën shërbime të pashoqe në fushën e botimeve autentike të mësimeve islame dhe ditë e natë punon në hartimin e librave për dobinë shpirtërore dhe morale të njerëzimit. Sa për ilustrim këtu është një publikim i ri:
SALAT – Libri i namazit të muslimanëve
Namazi në çdo fe konsiderohet boshti rreth të cilit sillet komunikimi i njeriut me Allahun. Allahu i Madhëruar namazin e përmend si shtyllë të dytë të Islamit.
Në këtë botë materiale ka disa libra që mund të shërbehen si ushqim shpirtëror për shpirtra të uritura dhe si nevojë e kësaj epoke.
Në një kohë si jona, kur shumë njerëz përqafojnë fenë islame, ky libër në të vërtetë mund të jetë për ta një burim shpjegimi i shumë aspekteve të faljes së namazit individual dhe namazit me xhemat.
Libri në dorë për këtë tematikë është gjithëpërfshirës dhe shpjegues, për sa i përket strukturës së namazit. Përveç kësaj, për të dhënë një pasqyrë dhe hollësi rreth rëndësisë së namazit, në këtë libër është dhënë edhe teksti origjinal arabisht, pastaj transliterimi dhe përkthimi.
Të gjitha format e namazit janë të demonstruara me figura. Format e përmendura të namazit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në kryerjen e drejtë të namazit, sepse ato përfaqësojnë gjendjen reale të mendjes së namazfalësit i cili i drejtohet Allahut. Të gjitha këto forma na janë përcjellë nga Profeti i Shenjtë, Muhammedi s.a.v.s., të cilin e frymëzoi Allahu i Madhërishëm.
Një veçori tjetër e këtij libri është se të gjitha përshkrimet e lutjeve gjatë namazit, të obligueshme dhe jo të obligueshme, gjenden në këtë libër, dhe kjo është një lehtësi për lexuesit. Ky libër është nevojë e kohës dhe duhet ta ketë çdo familje muslimane.
Botuesi