Qëllimi i krijimit të njeriut është adhurimi i Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Qëllimi i krijimit të njeriut është adhurimi i Zotit

Namazi Libri i namazit salat

Qëllimi i krijimit të njeriut, sipas Islamit, është që ai duhet ta adhurojë Allahun.

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
(we mā khalektul-xhinne wel-inse il-lā lija’budūn)
“Nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit por vetëm që të Më adhurojnë” (Sure Edh-Dharijat, 51:57)

Ibādet (adhurim) do të thotë: bindje e plotë para urdhrave të Allahut. Profeti i Shenjtë, Hazret Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka sjellë mesazhin e Allahut dhe ka shpjeguar të gjitha porositë lidhur me fenë islame.

  1. Shtylla e parë quhet Kelimeh esh-Shehādeh – fjala e dëshmisë, deklarimi i besimit të fesë islame e që do të thotë të dëshmosh se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij. Besimi se Allahu është Një, është bazë e besimit tonë në Islam.
  2. Shtylla e dytë është Salāti – namazi, të falësh namazin në formën e tij të përshkruar.
  3. Shtylla e tretë është Zekāti – një lloj tatimi që muslimani paguan një herë në vit në formë parash apo në formë gjërash, dhe që shpenzohet për qëllime të mira të përmendura në Kuran.
  4. Shtylla e tretë është Saumi – agjërimi, të agjërosh në muajin Ramazan.
  5. Shtylla e pestë është Haxhi – haxhillëku, t’i bësh vizitë Qabésë në ditët e caktuara më së paku një herë në jetë, nëse ekziston mundësia.

Krahas të gjitha obligimeve fetare, Islami i jep një rëndësi jashtëzakonisht të madhe namazit. Secili musliman urdhërohet të falet pesë herë në ditë. Pos këtyre pesë namazeve të obligueshme, ka edhe disa lloje të tjera të namazit që falen me dëshirë, pra në mënyrë vullnetare.

Një musliman e zbaton anën shpirtërore të jetës aq seriozisht aq sa një materialist e merr anën materiale të saj. Siç janë thelbësore ajri dhe ushqimi për jetën tonë fizike, ashtu edhe namazi në kohë të ndryshme të ditës është thelbësor për jetën shpirtërore.

Salāti apo namazi përbëhet prej lëvizjeve të ndryshme, si: qëndrimi në këmbë që quhet kijām, përkulja në gju që quhet rukū’, shtrirja përmbys që quhet sexhde, dhe të ulurit që quhet ka’da. Gjatë këtyre lëvizjeve recitohen disa fraza. Meqë këto fraza janë në gjuhën arabe, kërkohet që çdo musliman jo vetëm që t’i mësojë përmendësh, por edhe të dijë kuptimin e tyre, me qëllim që të dijë se ç’është duke thënë para Allahut të Madhërishëm në namaz.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp