Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
namazi

Pyetja:

Nganjëherë gjatë namazit nuk përqendrohem dhe mendja shkon andej-këtej. Çfarë duhet të bëj për të arritur përqendrimin?

Përgjigje:

Mendoj se jo nganjëherë, por 99%, mendja nuk rri në namaz dhe vërtitet andej-këtej. Atëherë, gjatë namazit, kur recitoni suren El-Fatiha dhe nëse ia dini edhe kuptimin, përsëritni vazhdimisht
Kurani - përqendrimin“Ij-jaka na’budu ue ij-jaka nestain”. Kuptimi i këtij ajeti është: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. (pra, Ty të kërkojmë ndihmë që të të adhurojmë siç duhet).

Pastaj, përsëritni vazhdimisht edhe
përqendrimin“Ihdines-siratal-mustekim” (Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e qëndrueshme). Atëherë do të gjeni përqendrim në suren El-Fatiha, deri diku. Këtë përqendrim që keni fituar, do ta mbartni deri në ruku ose ndoshta edhe në kijam, pra, kur thoni “semi’allahu limen hamida”.

Besoj se jo çdo lëndë ju pëlqen në shkollë. Ka lëndë që ju e neglizhoni ose e studioni kalimthi, për shkak se nuk ju tërheq. Jo çdokujt i pëlqen çdo lëndë. Dikujt i pëlqen matematika, dikujt historia, dikujt fizika, dikujt biologjia, dikujt kimia. Pastaj dikujt i pëlqen gjuha frënge, dikujt anglishtja e dikujt tjetër ndonjë gjuhë tjetër. Me një fjalë, ju koncentroheni më shumë në lëndët që ju pëlqejnë, ndërsa në ato lëndë që nuk ju tërheqin, përpiqeni sa për të marrë një notë kaluese.

Kështu që, nëse dëshironi të keni kënaqësi në namaz, së pari përpiquni për të marrë notën kaluese. Vazhdimisht do të keni shpërqendrim dhe vazhdimisht duhet të përqendroheni. Kur keni thënë “semi’allahu limen hamida”, mund t’ju shkoj mendja se keni për të telefonuar një shoqe, sepse do të bisedoni me të për një punë. Pas pak nëse ju kthehet mendja në namaz, shumë mirë, e nëse jo, sistematikisht do të shkoni në sexhde. Me ndërrimin e pozicionit besoj se juve do t’ju kujtohet se ku kishit humbur. Atëherë, në sexhde lutuni për veten “O Allah! Më mundëso të përqendrohem në namaz!”

Kështu do të ndodhë vazhdimisht dhe kështu do të veproni dhe pas një përvoje të gjatë, do ta arrini përqendrimin. Por, nëse nuk do të veproni në këtë mënyrë dhe do ta lini të lirë mendjen, atëherë është e vështirë.

Tregohet një ngjarje. Ishte një njeri i shenjtë. Ai kishte një lidhje të tillë me Zotin, saqë Zoti i Madhërishëm i tregonte realitetin edhe përmes keshfit (vizionit). Ai shkoi në një qytet. Ishte koha e namazit. Hyri në një xhami dhe iu bashkua xhematit që të falte namazin me xhemat, mbrapa imamit të asaj xhamie.

Pas një farë kohe, Allahu i Madhërishëm filloi t’ia tregonte realitetin. Imami që po udhëhiqte namazin, përveç imamllëkut, bënte edhe tregti. Gjatë namazit ai po mendonte se do të merrte mallin nga Delhi me kaq çmim, do ta shiste në Kalkuta për kaq. Me ato para do të shkonte nga Kalkuta në Mumbai dhe nga Mumbai do të shkonte në Xhidah dhe kishte edhe plane të tjera për të shkuar më larg. Të gjitha këto po ia tregonte Zoti i Madhërishëm atij plaku. Pra, imami në dukje ishte duke drejtuar namazin, por mendjen e kishte diku tjetër.

Plaku e ndërpreu namazin dhe e nisi edhe një herë veçmas, aty në një cep të xhamisë. Pasi mbaroi namazi, namazxhinjtë iu ankuan imamit dhe ia treguan atë që ka bërë plaku. Imami u zemërua shumë. “A nuk të vjen turp?!”, i tha Imami plakut, “je bërë qafir!”

Plaku iu përgjigj: “Kur po e udhëhiqje namazin, Zoti më tregoi me anë të keshfit, gjithçka që mendoje. Unë të shoqërova edhe në Delhi edhe në Kalkuta, edhe në Mumbai e deri në Xhidah. Pastaj ti doje të shkoje edhe në Rusi e gjetkë, por unë jam plak dhe skam fuqi të udhëtoj kaq larg me ty”.

Me një fjalë, duhet të përpiqeni të përqendroheni në namaz. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë se aty ku humbni përqendrimin, duhet të ktheheni prapë tek ajo pikë dhe ta përsërisni vazhdimisht atë fjalë duke menduar. Atëherë do të keni përqendrimin. Me përvojë, më nuk ju largohet përqendrimi.

(Pyetje e mësipërme i ishte bërë Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht poshtë, në gjuhën urdu. Më poshtë mund të gjeni video origjinale e përgjigjes së dhënë.)