Lutje të ndryshme gjatë qëndrimit (kijamit) pas rùku-së
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje e Profetit

(1) Hazret Ebu Seid Hudriju r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. pasi ngrinte kokën nga rùkuja, gjatë kijamit bënte këtë lutje:

lutje gjate kijamitاَللّٰھُمَّ رَبَّنَا لَکَ الحَمدُ ،مِلئُ السَّمٰوَاتِ وَمِلئُ الَارضِ،وَمِلئُ مَاشِئتَ مِن شَیئٍ بَعدُ ،اَھلَ الثَّنَائِ وَالمَجدِ اَحَقُّ مَا قَالَ العَبدُ وَکُلُّنَا لَکَ عَبد ،اَللّٰھُمَّ لَا مَانِعَ لِمَا اَعطَیتَ ،وَلَا مُعطِیَ لِمَا مَنَعتَ ،وَلَا یَنفَعُ ذَاالجَدِّ مِنکَ الجَدُّ۔

O Allah, o Zoti ynë! E Jotja është lavdia. Të gjithë qiejt dhe toka janë të mbushura me lavdinë ndaj Teje dhe çfarëdo tjetër që të sjellësh pas kësaj, sërish mund të mbushet me lavdinë ndaj Teje. Mirënjohja dhe nderi të takojnë Ty. Sado që të falënderon robi, Ti e meriton falënderimin e tij. Të gjithë jemi robërit e Tu. O Allah! Askush nuk mund ta pengojë atë që Ti jep, as nuk mund të japë ndokush diçka që Ti e refuzon. Asnjë i nderuar nuk mund të përfitojë nga nderi i vet përballë Teje.[1]

(2) Hazret Ebu Hurejrah r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. gjatë kohës kur ngrihej nga rùku thoshte:

Samiallahu limen hamida

Allahu e dëgjoi atë, që e lavdëroi Atë!

Dhe më pas bënte këtë lutje:

اَللّٰھُمَّ رَبَّنَا وَلَکَ الحَمدُ

O Allah! O Zoti ynë! Lavdia është e Jotja![2]

(3) Hazret Rafia Ibni Zerki r.a. rrëfen:

Një ditë falëm namazin pas të Dërguarit të Allahut s.a.s.. Kur ai e ngriti kokën nga ruku dhe tha semiallahu limen hamida, një njeri tha:

رَبَّنَا وَلَکَ الحَمدُ حَمدًا کَثِیرًا طَیِّبًا مُبَارَکًا فِیہِ۔

O Zoti ynë! Lavdia është e Jotja! Lavdi e shumtë, e pastër dhe e bekuar![3]

Pas namazit, i Dërguari i Allahut s.a.s. tha:

Pashë më shumë se 30 engjëj dhe secili prej tyre nxitonte të ishte i pari për t’i shkruar këto fjalë.


[1]. Muslimi, Kitabus-salat, bab ma jekulu idha rafa’a ra’sahu miner-ruku.
[2]. Buhariu, Kitab sifatis-salat, bab fadli “Allahuma rabana ue lakel hamd”.
[3]. Po aty.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp