Shpjegimi i namazit | Abdesi, Nijeti, Kiblja, Tekbiri | Video 2
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Shpjegimi i namazit | Abdesi, Nijeti, Kiblja, Tekbiri | Video #2

Teolog dhe përkthyes

Si të falim namazin? Shpjegimi i namazit

Sapo vendosim të falim namaz, marrim abdes. Rregullojmë drejtimin drejt Qabes, pra, drejt Kibles, themi nijetin, themi Allahu Ekber dhe më pas themi Thenanë. Pra,

“Subhāneke Allāhumme ve bihamdike…”.

Aabdesi është përgatitja shpirtërore. Duke marrë abdes, nëse e bëjmë me sinqeritet, lëvizja jonë fizike synon jo thjesht pastrimin e trupit, por atë të shpirtit. Pra, nëse kemi bërë gjynahe nga duart, me larjen e duarve duhet të synojmë t’i kërkojmë falje Zotit, po kështu vijon me gjymtyrët e tjera Prandaj, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

“Kur robi musliman ose besimtar lan fytyrën e tij duke marrë abdes, bien të gjitha gjynahet që ai ka bërë me sytë dhe me fytyrën e tij. … .”

(Shikoni videon e plotë për shpjegimin e abdesit, të nijetit dhe të kibles)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem