Mjeti për t’u pastruar është namazi që kryehet me përgjërim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Mjeti për t’u pastruar është namazi që kryehet me përgjërim

Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.
Shtatë nivelet e besimit

Por si mund ta gjeni këtë bekim? Përgjigjen jua ka dhënë Zoti në Kuran, ku thotë:

وَ اسۡتَعِیۡنُوۡا بِالصَّبۡرِ وَ الصَّلٰوۃِ

“Kërkojini Zotit ndihmë me anë të durimit dhe namazit.”[1]

Çfarë është namazi? Ai është lutje që parashtrohet me përgjërim, duke lartësuar, lavdëruar dhe madhëruar Zotin, duke i kërkuar falje Atij (istigfari) dhe duke i dërguar salavate të Dërguarit të Tij. Andaj, kur të falni namazin, mos u mjaftoni vetëm me fjalët arabe, si njerëzit e pavëmendshëm, sepse namazi dhe istigfari i tyre të gjitha janë thjesht zakone, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Prandaj, kur ju të falni namazin, përveç pjesës së Kuranit, sepse ajo është fjala e Zotit dhe përveç pjesës së lutjeve të Profetit, sepse ajo është fjala e Profetit, të gjitha lutjet e tjera bëjini me përgjërim në gjuhën tuaj, në mënyrë që kjo përulësi e ky sinqeritet të kenë ndikim në zemrat tuaja. …

Namazi ju sjell zgjidhje për fatkeqësitë e ardhshme. Ju nuk e dini se çfarë fati do t’ju sjellë e nesërmja. Andaj, përpara se t’ju vijë dita e re, përgjërohuni pranë Mikut tuaj, që juve t’ju vijë e mbarë dhe e bekuar.

LEXONI:


[1] El-Bekare 2:46.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem