Si falet namazi i xhenazes, namazi i të vdekurit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si falet namazi i xhenazes, namazi i të vdekurit?

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes
xhenazja varreza namazi

Namazi i xhenazes ose namazi i të vdekurit falet ndryshe nga namazet e tjera. Pasi të vendoset i vdekuri në qefin, le të sillet në varrezë ose në vendin ku falet namazi i xhenazes. Të pranishmit të rreshtohen pas një imami. Nëse ka shumë njerëz, të bëhen rreshta në numër tek. Imami të qëndrojë në mes, duke e vendosur kufomën përpara tij.

Në këtë pozicion falet namazi i xhanazes hazër (të pranishme), namaz i cili, siç thamë është ndryshe nga namazet e tjera. I gjithë namazi falet në pozicionin e qëndrimit në këmbë dhe bashkë me tekbirin e parë (tekbir tahrim), ky namaz ka 4 tekbirë.

Kështu që, pas rreshtimit, namazi i xhenazes falet si më poshtë:

Imami thotë me zë të lartë Allahu ekber (tekbir tahrim), edhe ndjekësit thonë Allahu ekber, por me zë të ulët. Pas kësaj, thuhen thenaja dhe surja el-Fatiha me zë të ulët. Më pas Imami, pa ngritur duart, thotë Allahu ekber për herë të dytë me zë të lartë, kurse ndjekësit me zë të ulët. Pastaj i dërgohen salavatet Profetit Muhammed s.a.v.s., siç i dërgohen në namaz. Më pas, imami për herë të tretë thotë Allahu ekber me zë të lartë, kurse ndjekësit si gjithmonë me zë të ulët dhe thuhet duaja e praktikuar nga Profeti s.a.v.s. për të vdekurin.

Më pas, Imami thotë Allahu ekber për herë të katërt dhe thotë selamalejkum ve rahmatullah djathtas dhe majtas dhe kështu veprojnë ndjekësit pas imamit por duke i thënë këto fjalë me zë të ulët.

Namazi gaib (në mungesë të të vdekurit) falet në të njëjtën formë, por pa e pasur xhenazen përpara.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp