Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics
kontrolli llogaria takva

E gjashta

Metoda e gjashtë nga e cila njeriu mund të përfitojë shumë, është kontrolli. Njeriu shumë shpejt mund të arrijë pastrimin shpirtëror përmes kësaj metode. Por shpjegimi i kontrollit nuk është ai që mund të jetë në mendjen tuaj, por është ai që do t’ju tregoj tani. Ky shpjegim do të provojë se kontrolli është diçka e jashtëzakonshme, si duhet bërë, çfarë vështirësish hasen në mes dhe se si ato mund të largohen.

Së pari dua t’ju tregoj nga Kurani se kontrolli duhet të bëhet. Zoti i Madhërishëm thotë:

یَوۡمَ یَبۡعَثُہُمُ اللّٰہُ جَمِیۡعًا فَیُنَبِّئُہُمۡ بِمَا عَمِلُوۡا ؕ اَحۡصٰہُ اللّٰہُ وَ نَسُوۡہُ ؕ وَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ شَہِیۡدٌKujtojeni ditën kur Allahu do t’i tubojë të gjithë dhe do t’i njoftojë për veprat që kanë bërë ata. Allahu i ka shënuar, ndërsa ata (që ishin të obliguar t’i mbanin mend) i kanë harruar ato. Allahu është mbikëqyrës i çdo gjëje.[1]

Pra, veprat duhet t’i mbanin mend ata që kishin për të dhënë llogari, por ata i harruan. Ndërsa, Allahu i ka shënuar. Kjo është shumë e çuditshme. Pra, ky ajet tregon se kontrolli është i domosdoshëm. Zoti thotë se robit i duhej të bënte kontroll mbi veprat e tij, sepse ai do të jepte llogari ditën e gjykimit, por ai nuk bëri ashtu. Pra, Kurani Famëlartë pohon se kontrolli duhet të bëhet. Është një thënie e famshme e Hazret Omeritra, për të cilën disa njerëz gabimisht kujtojnë se është hadith. Ai thotë:

Kontrollojeni veten, para se të kontrolloheni![2]

Dy llojet e kontrollit

Duhet të dimë se kontrolli është i dyllojshëm dhe secili ndryshon nga tjetri. Duke mos e kuptuar këtë ndarje, shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kontrolli në të vërtetë dhe as nuk arrijnë t’ua tregojnë të tjerëve. Ju duhet t’i mbani mend mirë të dyja llojet e tij. Një kontroll është i pjesshëm dhe një tjetër është tërësor. I pari lidhet me çdo vepër konkrete dhe e përmirëson atë, ndërsa i dyti i kontrollon veprat në tërësi dhe i lartëson. Në përgjithësi, njerëzit i përziejnë të dyja llojet ose shpjegojnë vetëm të dytin, por e vërteta është se kontrolli duhet bërë në të dyja nivelet, dhe vetëm atëherë ai sjell dobi.


[1]     Kurani Famëlartë 58:7.
[2]     Tirmidhiu, Ebuab sifatil-kijamah, bab ma xha’a fi sifati avanil-haud.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp