Halloween - nga pikëpamja Islame
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Halloween Tirane shpirtrat

Më 31 tetor, njerëzit në mbarë botën festojnë Halloween. Ky zakon edhe pse nuk ka ardhur nga bota muslimane, disa muslimanë tani e kanë marrë këtë festë dhe e festojnë me fanfarë të madhe. Kjo të sjell në mendje profecinë e Profetit Muhammed që ai bëri duke iu drejtuar muslimanëve:

“Ju me siguri do të ndiqni rrugët e atyre që erdhën para jush, hap pas hapi, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi, aq shumë sa që edhe nëse ata hynë në vrimën e një hardhuce, ju do t’i ndiqni edhe atje”.[1]

Halloween po përhapet edhe në Lindje
© Wikimedia Commons | nesnad

Nëse i kujtojmë këta imituesit për profecinë e lartpërmendur të Profetit të Shenjtë s.a.v.s., ose t’i kujtojmë se kjo festë është pagane, ata do të përgjigjen se e festojnë vetëm për argëtim. Por çfarë argëtimi është të shohësh portretizime të gjakut, të vrasjes, të krimit dhe të vdekurve të gjallë? Fëmijët e vegjël, mendja e të cilëve nuk mund ta dallojë realitetin nga fiksioni, vetëm mund të dëmtohen duke parë këto skena të rreme në filma ose duke u ripunuar në shtëpi.

Dhe në shumë vende, krimi shtohet në Halloween.

Muslimanëve u obligohet të qëndrojnë larg çdo gjëje që është e kotë ose e padobishme. Allahu i Madhërishëm thotë se një nga vetitë e besimtarëve është se

“ata shmangin gjithçka që është e kotë”.[2]

Gjithashtu, është e rëndësishme të dini se Halloween doli nga besimet pagane, sipas të cilave, perdja mes botës së të gjallëve dhe të të vdekurve bëhet aq e hollë, sa shpirtrat e të vdekurve të kthehen në botë. Por Allahu i Madhërishëm thotë se askush nuk mund të kthehet në këtë botë pas vdekjes së tij:

“Është e pamundur për një vendbanim që Ne e kemi shkatërruam, të kthehen sërish”.[3]

Përveç kësaj, Xhabir Ibni Abdullahu, një sahab i Profetit Muhammed s.a.v.s., tregoi se kur babai i tij u martirizua në betejën e Uhudit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha:

“O Xhabir, pse të shoh të trishtuar?”
Ai u përgjigj: “O i Dëruar i Allahut! Babai im është martirizuar dhe ka lënë pas fëmijë dhe borxhe”.
Profeti s.a.v.s. tha: “A mos të të tregoj atë që Allahu ia dha babait tënd?”
“Patjetër, o i Dërguari i Allahut!” iu përgjigj Xhabiri.
Profeti s.a.v.s. tha: “Allahu kurrë nuk foli me askënd, përveçse me një perde në mes, por me babain tënd, Ai foli drejtpërdrejtë dhe tha: “O robi Im! Kërkomë diçka që Unë të ta jap!” Ai (Xhabiri) tha: “O Zot! Ringjallmë që unë të vritem në kauzën Tënde për herë të dytë!”. “Zoti i Madhërishëm, qoftë i Lartësuar Ai, tha: Unë e kam dekretuar më parë “ata nuk do të kthehen sërish”.” (Xhabiri) tha: “Atëherë, tregoja këtë atyre që janë pas meje, o Zoti im!” Dhe Allahu zbriti ajetin:
“Ata që vriten në rrugën e Allahut, mos mendoni se janë të vdekur, përkundrazi, janë të gjallë dhe ushqehen pranë Zotit të tyre”.[4]

Kjo histori ilustron bukur jo vetëm qëndrimin e Islamit mbi vdekjen dhe shpirtrat që janë larguar, por na kujton se si muslimanët, në vend që të ndjekim praktikat e lashta pagane dhe bestytnitë për të bërë festivale të vdekjes, duhet të kujtojmë Zotin e Madh, tek i cili do të kthehemi dhe të përpiqemi për të kërkuar dashurinë dhe pëlqimin e Tij.

(Marrë nga revista “The Review of Religions“)


Rreth autorit: Reem Shraiky është përkthyese në katedrën e gjuhës arabe, pranë Xhematit Musliman Ahmedia dhe është ndihmëse e Sekretetares për Tabligh në Organizatën e Grave të Xhematit të Anglisë.

[1] Sahihul-Buhari, Kitab el-e’tisam bil-kitab ves-sunneh, nr. i hadithit 7320.
[2] Kurani Famëlartë 23:4.
[3] Kurani Famëlartë 21:96.
[4] Sunen Ibni Maxhah, Kitabul-mukeddemah, nr. i hadithit 195.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp