Ç'është media sociale? A mendoni se dini mjaftueshëm për rrjetet sociale?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Ç’është media sociale? A mendoni se dini mjaftueshëm për rrjetet sociale?

media sociale rrjetet sociale

Autorët: Farhat Mahmood, SHBA & Sarmad Naveed, Kanada

Dilema e rrjeteve sociale

Hapni telefonin tuaj; shkoni në cilësimet dhe kontrolloni kohën e ekranit. Sa orë keni kaluar në telefonin tuaj, duke lëvizur dhe duke u angazhuar me çdo njoftim që sapo ju ka vezulluar, është dridhur apo është shfaqur në ekran?

A është shokues numri i munitave apo i orëve? A jeni befasuar?

Sot është e vështirë të gjeni dikë pa një telefon inteligjent (smartfon). Shumica e njerëzve e dinë se po futen në një “vrimë të lepurit” të kohës nëpër ekrane në platforma të ndryshme të medias sociale, por duket se nuk mund të tërhiqen dot. Joshja e kënaqësisë së menjëhershme dhe e vetëqetësimit të vazhdueshëm që ata marrin nga postimet, nga videot dhe nga përmbajtja e medias sociale ka bërë një popullsi të konsiderueshme të botës të qëndrojë galiç nëpër ekrane.

Por, në përgjithësi, përdoruesit të medias sociale a dinë me të vërtetë se çfarë është media sociale? Çfarë mund t’u bëjë ajo? Çfarë mund të bëhet ajo potencialisht?

Jo, sipas dokumentarit të ri [janar, 2020] të Netflix, “The Social Dilemma”.[4]

Dokumentari na njeh me zhvilluesit, tregtarët dhe drejtuesit kryesorë të Silicon Valley, që ndihmuan në prezantimin dhe integrimin e medias sociale nëpër botë. Po këta njerëz tani janë hapur për të reflektuar dëmin kolosal që krijimet e tyre po i shkaktojnë shoqërisë.

Dokumentari paraqet median sociale si një entitet i cili pothuajse ka marrë formën e një jete në vetvete, që mbledh të dhëna, rritet ndërsa përdoruesit vazhdojnë të ushqejnë platformat me pëlqimet, ndjekjet, pikëpamjet dhe preferencat e tyre. Bazuar në të gjithë këtë informacion, algoritmet u tregojnë shikuesve saktësisht përmbajtjen që ata duan të shohin, duke i mbajtur kështu të lidhur edhe më shumë, edhe më gjatë.

“Qëllimi i medias sociale është fitimi monetar”

Ekspertët në këtë dokumentar zbulojnë gjithçka, duke shpjeguar se ata që përdorin median sociale janë ‘përdorues’ jo konsumatorë dhe duke treguar për metodën “Vëzhgimi Kapitalist” të medias sociale, hakimin psikologjik, shqetësimet mendore, sociale dhe të sigurisë dhe për shumë gjëra të tjera.

Ky dokumentar ekspozon një anë të medias sociale, që shumë njerëz mund të mos e kenë parë kurrë më parë.

Është vërtet e çuditshme t’i shohësh këta themelues duke u penduar e duke u përpjekuar të ndryshojnë rrjedhën e diçkaje që dikur e kishin si forcë lëvizëse të saj, dhe duke sugjeruar se platformat të ishin më etike dhe më njerëzore. Për më tepër, ndjesia e tyre kërkon një ndryshim urgjent me reforma të menjëhershme, në mënyrë që të shmangen pasojat e mëtejshme kataklizmike.

Pasi kemi parë dhe analizuar me kujdes dokumentarin “The Social Dilemma”, këtu janë disa nga aspektet e dokumentarit që na ranë në sy më së shumti:

Ju nuk jeni konsumatori, jeni produkti

“Nëse nuk po paguani për produktin, jeni ju produkti.”  – “The Social Dilemma”

Dokumentari shpjegon se ka një arsye për termin ‘përdoruesit’ e medias sociale që është më i arsyeshëm sesa ‘konsumatorët’ e medias sociale. Kjo është për shkak se modeli i fitimit të medias sociale bazohet në reklama, dhe njerëzit që përdorin median sociale nuk paguajnë për të përdorur këto shërbime. Kjo do të thotë që përdoruesit janë produkti, dhe konsumatorët e vërtetë janë kompanitë reklamuese.

Në thelb, platformat e medias sociale mbledhin, analizojnë dhe madje kontrollojnë produktin (përdoruesit e rrjeteve sociale) në mënyrë që të paraqesin një produkt të personalizuar për konsumatorët (kompanitë e reklamave).

Kjo është bërë nga gjurmimi i të dhënave nga secila lëvizje e secilit përdorues. Çdo pëlqim, mospëlqim, preferencë, deri në cilat fotografi ne shikojmë më gjatë e cilat jo dhe aq, të gjitha të dhënat rreth nesh ruhen. Duke vepruar kështu, krijohet një model i përdoruesve, i cili nga ana e tij lejon që platformat e medias sociale të ndryshojnë në mënyrë të padukshme sjelljet dhe madje interesat e njerëzve e që të kujdesen drejtpërdrejt për reklamuesit. Këto sisteme janë aq të ndërlikuara saqë ato e dinë se kur jemi të lumtur, kur jemi të trishtuar, të dëshpëruar, etj.. Jo vetëm që ato mbledhin informacion, por janë në gjendje të parashikojnë se çfarë do të bëjmë më pas ose të na manipulojnë në veprimin tonë të ardhshëm në median sociale. Është një lojë ku ‘fiton parashikimi më i mirë’.

Në thelb, dokumentari shpjegon se media sociale drejtohen bazuar në ‘survejimin kapitalizëm’ në një treg që shkëmben brokerime njerëzore, sikur brokerimet e naftës.

Luajnë me mendjet tona

Media sociale përdor pirateri psikologjike për të na mbajtur të lidhur.

Një krijues i medias sociale në dokumentar thekson tri qëllimet kryesore të medias sociale:

Angazhimi:

Na mban të angazhuar në median sociale.

Rritja

Na rikthen vazhdimisht në media sociale, së bashku me përdoruesit e rinj.

Reklama:

Përdorimi i përdoruesve dhe i informacionit të tyre për t’u kujdesur për reklamuesit dhe për të përfituar prej tyre.

Media sociale nuk mund të konsiderohen si një ‘mjet’

Shpesh dëgjojmë njerëz që thonë se media sociale janë një mjet i shkëlqyeshëm. Dokumentari e shpjegon në mënyrë të thjesht. Mjeti është diçka që ulet aty dhe pret që të përdoret. Por nëse diçka ju kërkon që ju të përshtateni sipas asaj dhe plotësoni kriteret e saj, sikundër edhe media sociale, ajo nuk mund të konsiderohet një mjet.

Dokumentari nxjerr në pah implikimet psikologjike të medias sociale që rrënjosen thellë. Ajo është krahasuar me një makinë poker – ne i ulim telefonat tanë, vetëm për t’i marrë përsëri disa sekonda më vonë duke shpresuar të shohim diçka të re.

“Ekzistojnë vetëm dy industri që i quajnë klientët e tyre përdorues: industria e drogës dhe industria e softwarëve”, thotë Edward Tuffe, “The Social Dilemma”.

Është më pak një mjet, dhe më shumë një lloj droge. Si njerëz, kemi një nevojë të lindur për t’u lidhur me të tjerët. Mediat sociale e kanë rritur në mënyrë eksponenciale këtë nevojë të lindur në një shkallë të tillë, që ka rezultuar për t’u kthyer në varësi.

Njerëzit a janë të aftë mendërisht për t’u marrë me mediat sociale?

media sociale rrjetet socialeDokumentari ofron një këndvështrim vërtet unik dhe të bën të mendohesh për këtë temë. Si qenie njerëzore, jemi krijuar dhe jemi mësuar të dimë dhe të kujdesemi për atë që mund të mendojë ‘fisi’ ynë për ne. Sidoqoftë, ne nuk jemi të pajisur ose krijuar për t’u marrë me mendimet që 10,000 njerëz të tjerë mund të kenë rreth nesh.

Kështu, duke u përpjekur të merren me këtë fenomen të panatyrshëm, njerëzit e gjejnë veten duke ndjekur diçka që nuk është fare atje.

“Ne kurojmë jetën tonë për hir të disa sinjaleve afatshkurtra.” – The Social Dilemma

Njerëzit ndjekin miratimin në formën e pëlqimeve, zemrave etj., por vlera e këtyre gjërave zgjat vetëm për një moment, dhe ato janë boshe dhe pa ndonjë vlerë a vërtetësi reale. Por ky aprovim i çastit është aq tërheqës, sa i lë njerëzit të dëshirojnë më shumë, gjë që dokumentari përshkruan si, “popullaritet i rremë dhe i brishtë”.

Rezultatet e kësaj, megjithatë, mund të jenë vërtet katastrofike. Korrelacioni i gjetur midis fillimit të platformave të medias sociale dhe midis një rritjeje të madhe të vetëshkatërrimeve dhe vetëvrasjeve mes vajzave adoleshente është vërtet befasues. Sipas figurave të paraqitura në dokumentar, gjatë kësaj periudhe kohore, numri i vajzave para-adoleshente që kanë dëmtuar vetveten, u rrit me 189%.

Kjo tregon qartë faktin se media sociale nuk mund të konsiderohen asgjë më shumë se një ‘biberon’ dixhital që nuk bën asgjë sociale për të ndihmuar njerëzit që janë me depresionin dhe ankthe, përkundrazi, ua shkakton dhe ua shton problemin edhe më shumë.

Cila është “vrima juaj e lepurit”?

Shumë i drejtohen medias sociale për informacion dhe lajme. Por, parafytyroni nëse njerëzit do të kërkoini një përkufizim të caktuar në Wikipedia, por secilit prej tyre Wikipedia t’i jepte përkufizime të ndryshme për të njëjtin kërkim, bazuar në interesat e kërkuesve. Dokumentari shpjegon se kjo është pikërisht ajo që bën Facebook-u.

‘Të gjithë jemi duke operuar në një grup tjetër “faktesh”. – The Dilema Sociale

Njerëzit mund të mendojnë se po marrin lajme dhe fakte të paanshme, ndërsa media sociale u japin saktësisht atë që ata duan të shohin, bazuar në informacionin që ato kanë mbledhur rreth modeleve dhe interesave të përdoruesve të tyre. Kjo u jep atyre disa “vrima lepuri” më afër personalitetit të përdoruesve.

Për shembull, bazuar në zakonet e caktuara të një përdoruesi të caktuar, nëse platformat e mediave sociale e kanë dalluar atë që ai ka më shumë të ngjarë të besojë në teoritë konspirative, atëherë atij i servirin më shumë pikërisht këtë temë, në krahasim me informacionin e paanshëm dhe të pa filtruar. Përdoruesve të tillë do t’u shfaqen më shumë postime rreth gjërave të tilla si, ‘toka është e sheshtë.’ Sa më shumë ta shohin atë, aq më shumë do ta konsiderojnë atë si një fakt.

Nganjëherë ju shikoni njerëz që që protestojnë për diçka krejt të padrejtë, ose që ndjekin një teori të caktuar krejt të pakuptimtë, dhe ju mendoni se si ka mundësi që këta njerëz veprojnë në këtë mënyrë dhe shtroni pyetjen: Vallë, këta a nuk janë të lidhur me teknologjinë e kohës? A nuk shikojnë botën në rrjetet sociale? Përgjigjja, sipas dokumentarit, është që ata patjetër e shikojnë botën përmes teknologjisë, njësoj si ju, por në media sociale, bota nuk u shfaqet atyre ashtu siç ju shfaqet juve.

Në mënyrë të ngjashme, dokumentari shpjegon se si funksionojnë reklamat në Facebook. Mund të jenë njëqind njerëz që bashkohen në një grup të caktuar, aderuesve të të cilit u shfaqet një reklamë. Facebook mbledh të dhënat se si secili prej tyre reagon ndaj kësaj reklame, dhe kështu krijon të dhënat për përdoruesin mesatar. Pastaj, Facebook u dërgon të njëjtën reklamë një mijë njerëzve të tjerë, të cilët u ngjajnë njëqind fillestarëve, që u ishte shfaqur reklama.

“Informacioni i rremë përhapet 6 herë më shpejt se e vërteta.” – The Social Dilemma

Kontrolli i qeverive duke përdorur mediat sociale

“Facebook është një mjet që tenton të të bindë. Mund të jetë mjeti më i fortë i krijuar ndonjëherë.” – The Social Dilemma

Sistemi i mediave sociale bazohet në lajme të rreme, ose lajme që përfaqësojnë të gabuarën, për arsyen e thjeshtë se kjo metodë bën më shumë para. Njerëzit shohin më shumë përmbajtje selektive që u përshtatet atyre, kështu që ata kthehen më shpesh, duke mos ditur se mund të mos marrin faktet dhe të vërtetat.

Dokumentari sqaron se nëse një qeveri apo organizatë dëshiron të manipulojë njerëzit, mjeti më i mirë do të jetë Facebook. Parafytyroni: diçka si Facebook të jetë nën kontrollin e një diktatori që dëshiron të fusë një axhendë të caktuar; nëse dikush dëshiron të manipulojë një palë zgjedhje, nëse dikush dëshiron të propagandojë një teori konspirative – e gjithë kjo mund të bëhet, pa e kuptuar nga përdoruesit e mediave sociale se po ndodh diçka e tillë. Ata thjesht do ta perceptojnë se është fakt.

Media sociale a është një kërcënim ekzistencial?

“Është një utopi dhe distopi njëkohësisht.” – The Social Dilemma

Në fund të dokumentarit, kokat që qëndrojnë pas medias sociale pranojnë se është një fushë konfuze, e cila ka si përfitimet ashtu edhe rreziqet e saj. Por ata pohojnë në mënyrë kategorike dhe unanime, se duhet një vijë e qartë, një ekuilibër, madje edhe rregullator, në mënyrë që të sigurohet që pasojat negative të mediave sociale të kontrollohen.

Në fakt, kur një ekspert u pyet për frikën e tij më të madhe në lidhje me implikimet e mediave sociale, përgjigjja e tij ishte thjesht, “një luftë civile”.

“Teknologjia nuk është kërcënim, por aftësia e teknologjisë për të nxjerrë më të keqen në shoqëri është kërcënim ekzistencial.” – The Social Dilemma

Duhet reformë apo çaktvizim … apo të dyja?

Në dritën e të gjitha këtyre realiteteve që na sjellin mediat sociale, zgjidhja e paraqitur në dokumentar është reforma e plotë në mënyrën e qasjes dhe të përdorimit të mediave sociale. Madje, zgjidhja që paraqesin disa nga ekspertët është thjesht të çaktivizoni rrjetet sociale.

Sidoqoftë, nuk ka dyshim se bota e pikturuar nga peneli i mediave sociale është me të vërtetë një vend tejet i dyshimtë. Njëri prej ekspertëve që kontribuuan në krijimin e rrjeteve sociale, pohon – Jetojmë në një botë ku pemët kanë më shumë vlerë të vdekura sesa të gjalla. Jetojmë në një botë ku do të preferojmë të jemi të ngjitur në ekranet tona duke përjetuar jetën sipas algoritmeve të vendosura nga disa njerëz, të cilët mund të mos kenë më as aftësinë për të kontrolluar këto algoritme.

Ndoshta reflektimi më i goditur vjen në fund të dokumentarit, kur këta krijues të rrjeteve sociale pranojnë se nuk i lejojnë fëmijët e tyre të përdorin platformat e mediave sociale që ata kanë krijuar.

Reflektime

Ndoshta na duhet me të vërtetë të rishikojmë mënyrën sesi i qasemi medias sociale, si e përdorim dhe e zbatojmë atë. Duke gjykuar nga dokumentari, pothuajse duket sikur këta krijues ndërtuan një makinë e cila ka marrë në kontroll jetën e saj dhe ata nuk kanë më kapacitetin për ta përmbajtur atë. Në fakt kjo pikërisht ka ndodhur.

Sidoqoftë nuk mund të mohohet që media sociale gjithashtu na ofron dobi të shumanshme. Pra, do të çuditesh se me të gjitha dëmet dhe të metat që janë theksuar nga ky dokumentar, si duhet t’i qasesh medias sociale?

Fjalët kyçe që ju vijnë në mendje janë: kujdes dhe moderim.

Islami mëson se rruga e mesme duhet të aplikohet në të çështjet e tilla të jetës. Një qasje e çekuilibruar ndaj gjithçkaje sigurisht që sjell pasoja negative. E njëjta gjë do të jetë edhe me median sociale, pra të marrësh të mirën, dhe të lësh të keqen, dhe duke mos u bërë i varur ose i zhytur plotësisht në të. Në thelb, media sociale duhet të përdoret sipas rregullit: përdor aq sa të duhet.

Një folës në dokumentar, diku afër fundit, aludoi duke thënë se ajo që i mungon botës së medias sociale është udhëzimi. Është nder i madh i muslimanëve ahmedianë në të gjithë botën, të jenë të bashkuar nën një udhëheqës i cili jo vetëm udhëzon në çështjet shpirtërore, por edhe në jetën e përditshme – përfshirë përdorimin e medias sociale. Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe udhëheqësi botëror i miliona muslimanëve të këtij Xhematit Ahmedia në botë, vazhdimisht i udhëzoi anëtarët e Xhematit në lidhje me përdorimin rrjeteve sociale, shumë përpara se të shfaqej dokumentari “The Social Dilemma”. Në një takim të zhvilluar në vitin 2011, ai tha:

“Unë kam thënë që Facebook-u ka më shumë dëme dhe më pak dobi. Prandaj rinia jonë, veçanërisht vajzat dhe ato që nuk e dinë plotësisht atë, nuk duhet të ekspozohen në Facebook në një masë të tillë që ato vetë të bien në grackë … Ata që përdorin Facebook duhet të dinë tërësisht efektet e tij dhe ta përdorin atë deri në një masë të caktuar. … Vetë krijuesi i Facebook-ut ka thënë se në Facebook nuk ka kufi dhe dikush mund të ekspozojë veten tërësisht ndaj të gjithëve. Një njeri i denjë, fetar dhe i arsimuar nuk mund të tolerojë gjëra të tilla.”[1]

Më pas, në një rast tjetër në vitin 2015, duke folur për pasojat negative të Facebook-ut, Shenjtëria e tij pohoi:

“ … ajo shkatërron të gjithë kufijtë dhe privatësinë midis njerëzve, ekspozon çështjet personale të njerëzve dhe nxit pahijshmërinë. Personi që krijoi këtë faqe në internet ka thënë vetë, se ai e krijoi atë në internet sepse mendon se realiteti i njerëzve duhet të hapet dhe të ekspozohet ndaj gjithë njerëzve të tjerëve. Sipas tij, të qenët i hapur do të thotë që nëse një person dëshiron të postojë një fotografi të vet nudo, ai jo vetëm të jetë i lirë ta bëjë këtë, por edhe të tjerët ta inkurajonë atë dhe të komentojnë mbi të. Innalil-lah!. Po kështu, kushdo mund të postojë çfarëdo që sheh. Nëse ky nuk është degradim ekstrem moral, atëherë çfarë tjetër mund t’i thoni kësaj? Në këtë gjendje degradimi moral, një ahmedian duhet të përvetësojë standardin e lartë të moralit dhe të virtytit…”[2]

Muslimanë ahmedianë janë të ekspozuar ndaj medias sociale njësoj si kushdo tjetër. Ndryshimi i vetëm është se anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia udhëzohen nga Shenjtëria e tij në çështje të tilla, në mënyrë që të mbrohen nga pasojat.

Media sociale për qëllimet duhura

Sigurisht, mediat sociale kur përdoren mesatarisht për qëllimet e duhura dhe për të mirën e shoqërisë, mund të rezultojnë jashtëzakonisht të dobishme. Nëse dikush do të bëjë një thirrje, për shembull, për të ndihmuar dikë që ka nevojë për një dhurues organesh për të shpëtuar jetën e tij, ose ka nevojë për ndihmë për të paguar trajtimin mjekësor, ndihmë e cila mund t’ia shpëtojë jetën dikujt, atëherë vendosja e reklamave për një audiencë që ka më shumë të ngjarë t’u përgjigjet ndaj gjërave të tilla do të ishte jashtëzakonisht e dobishme dhe do të ndihmonte për të shpëtuar jetë njerëzish.

Po kështu, Xhemati Musliman Ahmedia përdor mediat sociale për përhapjen e mesazhit Islamit të vërtetë, për largimin e keqkuptimeve dhe edukimin e masave mbi realitetin dhe bukurinë e mësimeve Islame që promovojnë dhe nxisin, paqen, dashurinë dhe harmoninë.

Pra, kur përdoren për qëllime të dobishme në një mënyrë të kontrolluar dhe të kujdesshme, mediat sociale mund të rezultojnë si mjet i shkëlqyeshëm për përhapjen e të mirave.

Duke treguar anën pozitive të medias sociale, Shenjtëria e tij deklaroi:

“Këto ditë, siç kam shpjeguar pak më lart me shembuj konkretë, shumë gjëra që ndodhin, shkaktojnë pakënaqësinë e Zotit. Përdorimi i saktë i këtyre gjërave natyrisht që nuk është i keq, përkundrazi, do të shërbente në përhapjen e mirësisë; por keqpërdorimi i tyre po përhap ndyrësinë, ligësinë dhe mëkatin.”[3]

Mesazhi është i qartë. Përdorimi i shfrenuar, mungesa e një rregullatoreje, shthurja dhe udhëzimi i cekët në çështjet e mediave sociale e kanë vendosur njerëzimin në një trajektore, e cila mund ta çojë vetëm drejt shkatërrit. E vetmja mënyrë që mund të provojë të jetë e dobishme është duke sjellë reformë te krijuesit, përdoruesit dhe konsumatorët. Kjo është e mundur vetëm duke miratuar rrugën e mesme.

LEXONI:


[1] Takimi “Gulshan-e-Waqfe Nau”, 18 dhjetor 2011.
[2] Fjalimi përmbyllës, Xhelsa Salana e Gjermanisë, Karlsruhe, 26 qershor 2011.
[3] Fjalimi i së xhumasë, i datës 18 tetor 2013.
[4] Dokumentari i Netflix-it “The Social Dilemma“.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp