Si të jesh i lirë: Supermodelja Bar Rafaeli shfaqet në reklamë raciste
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si të jesh i lirë: Supermodelja Bar Rafaeli shfaqet në reklamë raciste

Bar Refaeli Racizëm Hixhabi

Një markë e veshjeve, e quajtur Hoodies, ka publikuar një reklamë që paraqet një modele, Bar Refaeli-in, të mbuluar me perçe të zezë pak para se ta hiqte atë, për të vallëzuar më pas me gjithë gëzim, ndërsa në sfond këndohet:  “Liria është themelore”.

Më duhet t’i them kësaj marke: një video e shkurtër, e bukur dhe “kuptimplote“.

Videoja është tipike për qëndrimet ndaj hixhabit dhe ndaj grave të veshura me perçe anembanë botës. Duket sikur orientalistët e mërzitshëm të së kaluarës kanë një aftësi për t’u transformuar në formë individësh të tjetër aq dritëshkurtër, sa nuk arrin të lexojnë disa artikuj të shkurtër, të shkruar nga gratë muslimane, në mënyrë që të kuptojnë çështjen që po u shkaktonte kaq shumë shqetësim.

Epo, mendova se do ta thjeshtësoja për ju. Ju nuk duhet të keni nevojë për syze për këtë.

Edhe një herë disa njerëz e gjejnë veten të kapur mes dy lloj postimesh. Një në të cilën të drejtat themelore të një gruaje për të zgjedhur se si ajo vishet, është e kundërta me idenë e mbajtur nga shumë orientalistë se nëse një grua zgjedh të vishet me modesti ose të mbulojë kokën, kjo mund të jetë vetëm sepse ajo u detyrua nga një anëtar mashkull i familjes së saj ose nga “patriarkati”.

Liria për të zgjedhur se si dikush dëshiron të vishet është me të vërtetë themelore. Por kjo liri përfshin të gjitha veshjet. Nuk ka përjashtime në këtë.

Pse mbajnë shaminë gratë muslimane?

A po gjykoni dhe shpërfillni veshjen e një gruaje thjesht për shkak se ajo bie ndesh me standardin e kulturës suaj? Ndoshta ju ndiheni me fat që jeni në një kohë kur moda evropiane ka dominuar pothuajse çdo cep të botës, çdo peizazh dhe çdo dhomë gjumi vajze. Dhe, tani, për shkak se fundi im nuk ngrihet sipër, papritmas u kuptuaka që unë nuk e kam marrë mesazhin: jam e shtypur!

Është gjithashtu shumë ironike që supermodelja deklaron: “liria është themelore”, kur reklamuesit ndiejnë nevojën për ta zhveshur atë që ta shesin markën e tyre. Thjesht, më pëlqen logjika:

“Zhvishu! Dhe unë të të jap të drejtat, të zhveshura nga ti!”

Megjithatë, Hoodies-ve u them bravo që i thirrën mendjes dhe publikuan një video më “ndryshe”. Meritoni një përgëzim pasi keni kuptuar fanatizmin tuaj. Meritoni duartrokitje pasi treguat gatishmërinë për të ndryshuar përmbajtjen tuaj, për të shmangur humbjen e biznesit. Jam krenare.

Mendova se të gjitha shpresat u humbën atje për një moment.

(Artikull i përkthyer nga anglishtja, i publikuar në portalin “Rational Religion“)


SHËNIM: Mendimet e paraqitura në këtë artikull, jo domosdoshmërisht përputhen me besimin dhe idetë e Xhematit Musliman Ahmedia.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp