Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hadayatullah Hübsch

Hadayatullah Hübsch (8 janar 1946, në Chemnitz si Paul-Gerhard Hübsch– 4 janar 2011) ishte një shkrtimar, gazetar, poet dhe përkthyes gjerman. Ai pranoi Islamin, dhe u anëtarësua në Xhematin Musliman Ahmedia. Për një kohë gjatë ai shërbeu si zëdhënës i Xhematit të Gjermanisë. Ai gjithashtu shërbeu si Imam i xhamisë  Noor në Frankurt. Në 1991, ai u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Gjermanë (Association of German Writers VdS) në Hesse. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në 1998. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, ai iu kushtua profesionit të tij si shkrimtar në Frankfurt.

Hadayatullah Hübsch në Xhaminë Nur në Frankfurt/Main

Jeta e hershme dhe veprimtaria politike

Hübsch sahibi lindi në një familje krishtere të shtresës së mesme. Ai studioi në Lauach-Kolleg. Gjatë periudhës së shkollimit, ai u apasionua pas filozofisë dhe poezisë. Në vitet 1965-1967 ai u anëtarësua në Ostermarschs, një lëvizje që kundërshtonte luftërat dhe synonte paqen në botë. Në këtë kohë, ai mbështeti politikën e krahut të majtë, veçanërisht në protestat dhe demonstrimet kundër luftës në Vietnam. Pas përfundimit të shkollës së mesme Abitur, ai refuzoi të kryente shërbimin ushtarak. Kur u formua lëvizja studentore gjermane APO, ai iu bashkua Kommune 1.

Konvertimi në Islam

Gjatë një udhëtimi në Maroku në 1969, Hübsch u interesua për Islam. Ai përjetoi një ngjarje të çuditshme shpirtërore në shkretëtirën marokene. Disa vjet më vonë, pas takimit me Hazret Mirza Nasir Ahmedin, Kalifin III të Mesihut të Premtuar, në Gjermani, ai iu bashkua Xhematit Musliman Ahmedia. Ai mori emrin Hadayatullah (Hidajetullah: Udhëzimi i Allahut) dhe iu kushtua studimit të Islamit në xhaminë Noor. Më vonë ai do të shërbente për 20 vjet si Imam në këtë xhami dhe mbante hutbe në Gjermanisht.

Në fillim të vitit 1970, ai botoi poezinë e tij, dhe  Frankfurter Allgemeine Zeitung botoi poezinë e tij për 8 vjet deri në 1979.

Veprimtaria letrare dhe gazetari

Hübsch shkroi në një sërë gazetash të përditshme si  Die Welttaz; dhe Süddeutsche Zeitung. Shkrimet e tij u botuan në revistat letrare si Ulcus Molle InfoDer Metzger; dhe Die Brücke – Forum für antirassistische Politik und Kultur. Nga 1991 deri 1998, ai udhëhoqi Lidhjen e Shkrimtarëve Gjermanë në Hessen dhe punoi për Këshillin Kombëtar të Etikës. Ai gjithashtu dedikoi kohën për artin figurativ, e veçanërisht për kolazhin. Përveç poezisë, Hübsch shkroi ese, novelë, dramë dhe satirë. Ndër veprat e tij rreth Islamit, shquhen Der Weg Mohammeds (Rruga e Muhammedit); Prophezeiungen des Islam (Profecitë e Islamit); dhe Fanatische Krieger im Namen Allahs (Luftëtarë fanatikë në emër të Allahut). Ai gjithashtu përktheu një mori veprash nga anglishtja në gjermanisht, si Mesihu në Indi dhe Tedhkiratul Evlija të Feriduddin Attarit. Si gazetar, ai shkroi kritika letrare dhe kontribuoi për radio dhe revistat letrare.

Nga 1990, Hübsch shërbeu si drejtor i departamentit të botimit të Xhematit të Gjermanisë “Verlag der Islam” dhe zëdhënës i Xhematit në Gjermani. Ai iu kushtua plotësisht dialogut ndërfetar, dhe mbajti fjalime në mbarë Gjermani për të promovuar mësimet e Islam-Ahmediatit. Ai mori pjesë në debate televizive, si Maybirt Illner në ZDF dhe Friedman në  N24.

Ministri i drejtësisë dhe integrimit në qeverinë federale në Hesse, Jörg-Uwe Hahn vlerësoi kontributet e Hübsch-it me këto fjalë:

“Si zëdhënësi i komunitetit reformist Xhemati Musliman Ahmedia, dhe një prej konvertuarve më të shquar gjermanë, Hadayatullah Hübsch ka kontribuar jashtëzakonisht në integrim … dhe në këtë mënyrë, ai si askush tjetër, shërbeu si një urë midis botëve”.

Intelekt i tij i jashtëzakonshëm dhe fuqia shpirtërore, e bënë atë një personalitet i shquar. Si një shkrimtar, poet dhe gazetar, ai kontribuoi në pasurimin e peizazhin kulturor gjerman. Ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh. Allahu e mëshiroftë dhe ia lartësoftë shkallët shpirtërore.

Klikoni këtu për të lexuar disa nga shkrimet e tij rreth Islamit. 

Botime

  • Der Weg Mohammeds. Islam – Religion der Zukunft?Reinbek bei Hamburg, 1989; ISBN 978-3-499-18475-8
  • Keine Zeit für Trips. Autobiographischer Bericht; Verlag Der Islam, Frankfurt am Main 1991; o. ISBN
  • Stop Mond 18; Pendragon Verlag, Bielefeld 1992; ISBN978-3-923306-56-5
  • Ein Ort des Friedens; Verlag Der Islam, Frankfurt 1992; ISBN978-3-921458-77-8
  • Umgeben von sanften Zellen. Gedichte; Nosmas Verlag, Hanau 1992; nummerierte und vom Autor signierte Auflage, 50 Ex.;
  • Zur Position der Frauen im Islam; Verlag Der Islam, Frankfurt/Main 1992; ISBN978-3-921458-78-5
  • Prophezeiungen des Islam; Droemer Knaur, 1993; ISBN978-3-426-86022-9
  • Langer Brief eines 68ers an seine Tochter; Betzel Verlag, Nienburg 1993; ISBN978-3-929017-16-8
  • Zur Stadt der glücklichen Tränen(Herausgeber); Verlag Der Islam, Frankfurt/Main 1994; ISBN 978-3-921458-93-8
  • Die Kosmologie des Islam; Clemens Zerling, Berlin 1995; ISBN978-3-88468-061-2
  • Mein Weg zum Islam; Verlag Der Islam, Frankfurt/Main 1996; o. ISBN
  • Frauen im Islam. 55 Fragen und Antworten; Betzel Verlag, Nienburg 1997; ISBN978-3-929017-77-9
  • Islam 99. Fragen und Antworten zum Islam; Betzel Verlag, Nienburg 1998; ISBN978-3-929017-23-6
  • Alles war Geheimnis. Vom LSD zum Islam; in: Claus-M. Wolfschlag (Hrsg.): Bye-bye ’68. Renegaten der Linke, APO-Abweichler und allerlei Querdenker berichten; Graz, Stuttgart 1998
  • little mags. Unabhängige Literaturzeitschriften; Berlin 2001; ISBN978-3-932909-80-1
  • Fanatische Krieger im Namen Allahs. Die Wurzeln des islamistischen Terrors; Hugendubel/Diederichs, München 2001; ISBN978-3-7205-2296-0
  • Muslimische Heilige und Mystiker(Übersetzer); Hugendubel/Diederichs, München 2002; ISBN 978-3-7205-2342-4
  • Macht den Weg frei. Gedichte; Horlemann Verlag, 2002; ISBN978-3-89502-076-6
  • Paradies und Hölle. Jenseitsvorstellungen im Islam; Patmos, 2003; ISBN978-3-491-72471-6
  • Die ersten Hundert. Bücher von Hadayatullah Hübsch aus über 30 Jahren Subkultur in Deutschland; Ariel-Verlag, 2003; ISBN978-3-930148-24-0
  • Vorkriegsgedichte, mit einer Zeichnung von Frank WildenhahnCorvinus Presse, Berlin 2003; ISBN978-3-910172-84-5. Desgleichen ist eine Vorzugsausgabe mit einer Kaltnadelradierung von Frank Wildenhahn erschienen. Druck der Radierung: Dieter Bela, Berlin.
  • Mein erstes Buch der Tiere: Islam für Kinder(zusammen mit Fareed Ahmad); Verlag Der Islam, Frankfurt 2007; ISBN 978-3-932244-26-1
  • Marock’n’Roll(Beat-Gedichte); gONZoverlag, Mainz 2010; ISBN 978-3-9812237-5-0
  • Monolith (Pop-Gedichte, letzte Buchveröffentlichung zu Lebzeiten); Edition Schwarzdruck, Berlin November 2010; ISBN978-3-935194-34-1
  • Der Muslimische Witz; Patmos, 2011; ISBN978-3-8436-0001-9