Darvinizmi dhe eugjenika
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
darvinizmi eugjenika evolucioni

Eugjenika është një drejtim besimesh dhe praktikash që synon “përmirësimin” e cilësisë gjenetike të një populli, duke aplikuar te qeniet njerëzore parimet e mbarështimit selektiv, që zakonisht përdoren mbi kafshët. Kjo zakonisht përfshin sterilizimin ose edhe “heqjen” e atyre shtresave të shoqërisë që konsiderohen disi të papërshtatshme, p.sh. të varfrit, personat me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, grupet racore minoritare, etj.[1]

Masat e propozuara nga eugjenistët ishin nga sterilizimi i detyruar të njerëzve të varfër deri në vrasjen masive të kryer gjatë Holokaustit. Shpesh harrohet se Hitleri vrau edhe shumë njerëz me aftësi të kufizuara, si pjesë e projektit të tij të sëmurë e makabër për “përmirësimin” e higjienës racore. Ishte për shkak të Holokaustit që eugjenika doli nga përdorimi në elitat perëndimore. Fotot e mizorive të kryera në kampet e përqendrimit të të gjithë Evropën, lanë një njollë të përhershme mbi reputacionin e eugjenikës.[2]

Kështu do të ndodhte, sepse masakra arbitrare e grupeve racore kundër të cilave, një pjesë e shoqërisë ushqen paragjykimet, është pasoja logjike e lëvizjes eugjenike. Nëse pranoni propozimin se disa njerëz janë më pak të vlefshëm se të tjerët, dhe se shoqëria do të ishte “më e shëndetshme” nëse ajo pjesë nuk do të ekzistonte, atëherë thjesht nuk i vrisni ata drejtpërsëdrejti? Sigurisht, kjo mbetet një shikim në retrospektivë, por a mund të harrohet lehtë që besimi në eugjenikë ishte i përhapur mes të arsimuarve dhe njerëzve në ndikim në Evropë dhe në Amerikë, nga fundi i shekullit 19-të gjatë gjithë kohës deri në Luftën e Dytë Botërore?![3]

Në fakt, ata mbajtën edhe konferenca ndërkombëtare për ta diskutuar eugjenikën. Kështu që, Londra priti Kongresin e parë ndërkombëtar të eugjenikës në botë, në vitin 1912.[4] Ai që kryesoi konferencën ishte Majori Leonard Darwin. Kjo ishte më së e përshtatshme, pasi ishte pikërisht babai i tij, Charles Darvin, i cili kishte nxitur në radhë të parë, në mënyrë indirekte, lëvizjen eugjenike. Teoria e tij e evolucionit në bazë të seleksionimit natyror pohonte dobësia (në një mjedis të caktuar) zhdukej përmes konkurrencës në luftën për jetën. Kështu, sipas kësaj teorie, krijesat e dobëta vdiqën, kurse ato të forta mbijetuan.

darvini teaoria e evolucionit

Një statujë e Çarls Darvinit në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër

Por kishte një problem: teoria e tij e bëri të qartë se edhe qeniet njerëzore janë kafshë dhe kështu, ato nuk kanë më shumë vlerë sesa, për shembull, shimpanzetë. Njerëzit gjithashtu evoluuan nga forma jetësore relativisht më pak të sofistikuara dhe, më e rëndësishmja, pa ndonjë dorë hyjnore që ta drejtonte procesin. Kështu, nuk ka asgjë të veçantë për qeniet njerëzore. Sipas Darvinit, ne nuk kemi shpirtra, apo ndonjë qëllim a destinacion të shoqëruar me jetën tonë. Njerëzit shpesh nuk i kuptojnë implikimet e kësaj. Kjo do të thotë se qeniet njerëzore nuk kanë vlerë në vetvete. Ata nuk janë një qëllim në vetvete dhe nuk ka rëndësi nëse ata përdoren më pas si një mjet fund, sepse individi nuk ka vlerë të qenësishme në këtë filozofi për botën.

Andaj, nëse njerëzit mund të zbusin kafshët për t’i përdorur ato në një mënyrë më të dobishme për nevojat njerëzore, atëherë pse njerëzit nuk mund të zbusin veten, në mënyrë që të ekzistojnë vetëm njerëz “të dobishëm”? Shumëkush mund të argumentojë se ky është darvinizëm social, dhe nuk duhet të lidhet me pikëpamjet e vërteta të Darvinit. Por të tillët nuk arrijnë të kuptojnë se vetë Darvini ishte një eugjenist që realizoi implikimet shoqërore të teorisë së tij dhe admironte shumë kushëririn e tij Francis Galton, i cili njihet gjerësisht si babai i eugjenisë.

darvini teaoria e evolucionit

Teoria e evolucionit të Darvinit a ka sjellë pasoja sociale negative?

Në librin e tij të titulluar “From Darwin to Hitler”, Richard Weikart pohon se ndër shumë faktorë të ndryshëm që kontribuuan në botëkuptimin e Hitlerit, teoria e Darvinit ishte një kontribuues kryesor. Ai është shumë i kujdesshëm për të thënë këtë, megjithëse darvinizmi nuk ishte i mjaftueshëm, por ishte një kusht i domosdoshëm për ideologjinë e Hitlerit. Me fjalë të tjera, Darvini vetëm nuk mund të çojë tek Hitleri, por ai është një parakusht i domosdoshëm.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë; në botëkuptimin e Darvinit nuk kishte vend për shenjtërinë e jetës njerëzore. Në fakt, vetë Darvini mbështeti hapur eugjeninë dhe besonte në inferioritetin e pandarë të disa individëve ndaj të tjerëve.[5]

Prandaj, ka shumë të ngjarë që, pa Darvinizëm, miliona jetë të të pafajshmëve nuk do të kishin humbur, sepse respekti për shenjtërinë e jetës njerëzore do të mbetej i paprekur. Shumë njerëz të arsimuar dhe të fuqishëm do të kishin vazhduar të shihnin të varfrit dhe të gjymtët, si viktima që kanë nevojë për ndihmë, dhe jo si shqetësim për ta eliminuar. Bota do të ishte një vend më i dashur.

(Artikull i përkthyer nga anglishtja, i publikuar në portalin “Rational Religion“)


[1]https://www.britannica.com/science/eugenics-genetics.
[2]‘From Darwin to Hitler: evolutionary ethics, eugenics and racism in Germany’ by Richard Weikart, 2004.[3]https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC2757926/
[4]http://eugenicsarchive.ca/discover/tree/51722216eed5c6000000000b
[5]Charles Darwin, The Descent of Man and Selection in Relation to Sex. 2nd Ed. (London: John Murray, 1882), Chapter V, p. 138.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp