Dr. Abdul Salami, i pari shkencëtar musliman që mori çmimin Nobel në shkencë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Dr. Abdul Salami, i pari shkencëtar musliman që mori çmimin Nobel në shkencë

Fjalimi i Dr. Abdul Salamit gjatë marrjes së çmimit Nobel, më 10 dhjetor, të vitit 1979

(Dr. Abdul Salami ka qenë anëtar i nderuar i Xhematit Mysliman Ahmadia)

Shkëlqesia juaj, të nderuar zonja dhe zotërinj

Si përfaqësues i kolegëve të mi, Prof. Glashow dhe Weinberg, falënderoj Fondacionin Nobel dhe Akademinë Mbretërore të Shkencës për këtë nder të madh dhe mirësitë që më dhanë e më lejuan që t’ju drejtohem në gjuhën time amtare urdu:
urdu tekst
Pakistani juve ju është shumë mirënjohës.

Nisja e fizikës është një trashëgimi e përbashkët e tërë njerëzimit. Lindja dhe Perëndimi, Veriu dhe Jugu kanë qenë pjesëmarrës të barabartë në këtë fushë. Në Librin e Shenjtë të fesë Islame, Allahu thotë:

“Ti s’mund të shohësh asnjë të metë në krijimin e të Gjithëmëshirshmit, andaj, vështroje mirë e mirë! A sheh ndonjë të metë? Vështro edhe një herë! Shikimi yt do të kthehet te ti, i hutuar dhe i lodhur”. (El-Mulk 67:4-5)

Pikërisht ky është besimi i të gjithë fizikanëve. Sa më shumë të thellohemi, aq më shumë mahnitemi dhe befasohemi.

E them këtë, jo vetëm për t’ju kujtuar juve që jeni të pranishëm këtu sonte, por edhe atyre që i përkasin Botës së Tretë, të cilët, për shkak të mungesës së mundësive dhe mjeteve, ndihen të privuar nga kërkimi i dijes shkencore.

Alfred Nobeli theksoi se asnjë dallim race apo ngjyre nuk do të bëhet për ta arritur këtë fisnikëri. Në këtë rast, më lejoni t’u them atyre, të cilëve Zoti ua dhuroi bujarinë e Tij: le të përpiqemi për t’iu afruar të gjithëve, mundësitë e barabarta, në mënyrë që edhe ata të bëjnë përpjekje në krijimin e fizikës dhe shkencës për dobinë e të gjithë njerëzimit. Kjo pikërisht duhet të ketë qenë në shpirtin dhe idealet e Alfred Nobelit që ndërtuan jetën e tij. Zoti ju bekoftë!

(Marrë nga: Les Prix Nobel. The Nobel Prizes 1979, Editor Wilhelm Odelberg, [Nobel Foundation], Stockholm, 1980)

Dr. Abdul Salami, duke marrë çmimin Nobel

Dr. Abdul Salami, duke marrë çmimin Nobel

Rruga “Abdul Salam” në CERN, në Gjenevë

Rruga “Abdul Salam” në CERN, në Gjenevë

(Përgatiti: Ilirian Ibrahimi)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp