Teoria kuantike – shenjë e një Zoti që ndërhyn
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Teoria kuantike – shenjë e një Zoti që ndërhyn

Epigraf

“Sytë nuk mund të arrijnë tek Ai, por Ai arrin te sytë….” (Kurani Famëlartë 6:104)
“Ai është i Pari dhe i Fundit, i Dukshmi dhe i Padukshmi. Ai është i Dijshëm për gjithçka”. (Kurani Famëlartë 57:4)

Determinizmi

Një deist beson se Zoti e ka krijuar universin, por e refuzon idenë e një Zoti të vetëm – një Zot i Cili iu përgjigjet lutjeve dhe që ndërhyn në çështjet e njeriut. Shumë deistë janë krejtësisht të përcaktuar të besojnë në atë se shkakësia drejton tërë universin. Albert Ajnshtajni, në pohimin e tij, mban një koncept të tillë për Zotin:

“Unë nuk besoj në Zotin e teologjisë, i cili shpërblen të mirën dhe e ndëshkon të keqen. Zoti im krijoi ligjet për të cilat kujdeset Ai. Universi i Tij nuk qeveriset nga mendimet e dëshiruara, por nga ligjet e pandryshueshme”.[1]

Pikëpamjet e Ajnshtajnit rezultuan nga vetë zbulimet e tij të shkëlqyera shkencore dhe ato të Njutonit. Përmes këtyre zbulimeve, përparime të mëdha teknologjike erdhën në jetë dhe shkencëtarët arritën gjer të besimi se ligjet e përcaktuara sundojnë tërë universin.

Nga ana tjetër, besnikëria rigoroze e Ajnshtajnit për determinizëm e çojnë atë për të hedhur poshtë nocionin e dëshirës së lirë:

“Në qoftë se kjo qenie është e Gjithëpushtetshme, atëherë çdo dukuri, duke përfshirë çdo veprim njerëzor, çdo mendim njerëzor, dhe çdo ndjenjë dhe aspiratë njerëzore gjithashtu është punë e Saj. Atëherë, si është e mundur që të mendohet që njerëzit të jenë të përgjegjshëm për veprimet dhe mendimet e tyre, para një Qenieje të tillë të Gjithëfuqishme? Në ekzekutimin e dënimeve dhe shpërblimeve, Atij i duhet të bëjë gjykimin, deri në një farë mase, edhe mbi Veten. Si mund të bashkohet kjo me mirësinë dhe dëlirësinë që i atribuohet Atij?” [2]

Ndryshe nga zbulimet e tij tronditëse lidhur me hapësirën, kohën, gravitetin dhe dritën, megjithatë, determinizmi i Ajnshtajnit nuk do të jetë në gjendje të respektohet. Ironikisht, vetë shkenca do ta diskreditonte determinizmin e tij.

Teoria kuantike

Në vitin 1912, Neils Bohr filloi hulumtimet nën udhëheqjen e Ernest Rutherford-it. Rutherfordi, në atë kohë, nuk e kishte zbuluar vetëm fenomenin radioaktiv koha e gjysmëzbërthimit, por gjithashtu kishte bërë revolucion, duke i dhënë njeriut një botëkuptim të ri, lidhur me atomin.

Rutherfordi kishte konstatuar se atomi ishte si një univers në miniaturë, me elektronet që rrotullohen rreth bërthamës më ngarkesë pozitive. Megjithatë, Rutherfordi  zbuloi një problem në modelin e tij. Nëse modeli i tij ishte i vërtetë, do të duhej që elektronet të rrotullojnë me shpejtësi rreth bërthamës, me një fjalë, nëse Rutherfordi kishte të drejtë, atomet nuk do të mund të ekzistonin dhe, për këtë arsye, asgjë nuk do të mund të ekzistonte. Bohri zgjidhi dilemën duke demonstruar se elektronet zënë vetëm orbita të ndryshme të përcaktuara. Werner Heisenberg më vonë do ta vërtetojë modelin atomik të Bohr-it, por do ta gjejë veten duke luftuar me një problem të ri të tijin.

Modeli atomik i Bohr-Heisenberg-ut la të kuptohej se kishte një shkallë të papërcaktueshmërisë lidhur me vendndodhjen e një elektroni. Një natë Heisenbergu doli jashtë për shëtitje, i hutuar se si pozita e një elektroni është e papërcaktuar.

Në një epifani, Heisenberg e kuptoi se vëzhgimi është çelësi. Quajtur “parimi i papërcaktueshmërisë”,  ai e kuptoi se vëzhgimi i një elektroni e shkatërron  elektronin dhe për këtë arsye është e pamundur që të dini pozitën dhe sasinë e lëvizjes. Ky zbulim do të thotë se papërcaktueshmëria ishte një cilësi thelbësore e natyrës dhe se e ardhmja e çdo sistemi fizik në nivelin subatomik është i paparashikueshëm.

Para teorisë kuantike ekzistonte vetëm një aspekt i papërcaktueshmërisë, që rridhte duke mos ditur “kushtet fillestare”. Nëse kushtet e tilla do të ishin të njohura, duke përdorur fiziken e Njutonit dhe Ajnshtajnit, çdo gjë do të mund të përcaktohej. Shkencëtarët besojnë se këto ligje zbatohen për lëvizjen planetare si dhe për grimcat subatomike.

Pavarësisht nga provat matematikore dhe dëshmitë eksperimentale, Ajnshtajni hodhi poshtë parimin e papërcaktueshmërisë së Heisenbergut. Ajnshtajni e dinte se në qoftë se Heisenbergu ishte i saktë, determinizmi ekstrem ishte i gabuar. Sepse si do të mundet që  determinizmi ta përshkruajë gjithësinë, kur nuk ka mundësi të zbulojë vendndodhjen dhe lëvizjen e një atomi të vetëm? Për më shumë se tri dekada, Ajnshtajni u përpoq për të formuluar një model gjigant për ta shpjeguar natyrën e universit të tërë, brenda paradigmës së determinizmit. Por kjo nuk u bë.

Në fakt, në një shkallë të lartë, të tillë si ajo që mundëson vëzhgimin e botës fizike, natyra është e perceptueshme. Megjithatë, mekanika kuantike nënkupton se ekziston një kufi, deri ku njeriu mund të kuptojë realitetin – në nivelin kuantik sidomos, natyra është e papërcaktuar deri në një shkallë.

Teoria kuantike dhe determinizmi

Duhet vlerësuar fuqia e idesë se universi vepron në një mënyrë të përcaktuar në disa nivele, por në bazë të rregullave të mekanikës kuantike, ekziston edhe papërcaktueshmëria në shkallë të tjera. Për të krijuar një botë të rregullt të vrojtimit pa pasur nevojë për ndërhyrje të vazhdueshme, Zoti implementoi ligjet fikse dhe të dallueshme. Aplikimi i këtyre ligjeve në çdo fazë të ekzistencës, megjithatë, do ta kishte përjashtuar mundësin e vullnetit të lirë. Papërcaktueshmëria kuantike lejon për vullnetin e lirë, duke i lejuar njëherësh edhe ligjet e përcaktuara që të veprojnë në shkallët më të larta.

Gjithashtu, papërcaktueshmëria kuantike lejon një deis,t të pranojë mundësinë e një Zoti që ndërhyn, mundësinë e një Zoti që ndërhyn kur është e nevojshme dhe që u përgjigjet lutjeve të njeriut. Në parim, kjo është ajo që Hazret Mirza Ghulam Ahmedi aludoi:

“Kjo është më së e vërtetë që nëse Ai i ka krijuar të gjitha këto, atëherë Ai duhet të ketë lënë edhe hapësirë për ndërhyrje të pafundme, ashtu siç Ai vetë është i Pafundmë, në mënyrë që në asnjë nivel, Zotësia e Tij të mos shfuqizohet”. [3]


Referencat:

[1] Max Jammer.  Einstein And Religion, Physics And Theology.  Princeton University Press, 1999.  pp. 110-111

[2] Albert Einstein.  Ideas and Opinions. Wing’s books, New York, 1954.  pp. 46-47.

[3] “Ruhani Khezain”, vëll 6, “Berkatud Dua” (Bekimet e lutjes), f. 27

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp