Fjalim para vullnetarëve të Xhelsa Salanës së Kanadasë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit mbajti fjalim para vullnetarëve të Xhelsa Salanës së Kanadasë

Islami ne Kanada

 

Mbledhja Vjetore treditore do të fillojë sot në Mississauga.

Më 6 tetor 2016, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbajti fjalim para vullnetarëve të Xhelsa Salanës (Mbledhjes Vjetore) së 40-et të Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë.

Në fjalën e tij që ai e mbajti në xhaminë Bejtul-Islam, në Fshatin e Paqes, Shenjtëria e tij u kujtoi 5,100 vullnetarëve që detyra e tyre është që të shfaqin standardet më të larta etike dhe morale.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Çdo vullnetar musliman ahmedian gjithmonë duhet të ketë parasysh se ai duhet të shfaqë etikën e tij në mënyrën më të shkëlqyer dhe gjatë gjithë kohës, të tregohet i qetë, i butë dhe i vëmendshëm.

Islami ne KanadaShenjtëria e tij gjithashtu tha se të gjithë ata që do të shërbejnë këtu, kanë paraqitur vullnetarisht shërbimin e tyre, andaj, pritet që ata të punojnë me përulësi dhe vetëmohim të plotë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed gjithashtu tha:

Kini parasysh se askush nuk ju ka detyruar të jepni shërbimet tuaja. Përkundrazi, ju vetë keni treguar gatishmërinë për t’u shërbyer mysafirëve të Mesihut të Premtuar a.s. dhe për të fituar bekimet e Zotit të Madhërishëm. Prandaj, në çdo situatë, përpiquni të paraqitni sjelljen tuaj më të mirë dhe fytyra juaj të shpërndajë vetëm buzëqeshje.

Islami ne KanadaDuke përfunduar fjalën e tij, Shenjtëria e tij tha:

Më e rëndësishmja! Mbani mend që suksesi i Xhelsa Salanës bazohet mbi lutjet, andaj, çdokush nga ne duhet të lutet vazhdimisht për suksesin e saj. Zoti e bekoftë Xhelsa Salanën e Kanadasë në çdo aspekt dhe i bëftë të gjithë vullnetarët të përmbushin detyrat e tyre në mënyrën më të bukur.

Islami ne KanadaShenjtëria e tij bisedoi individualisht me udhëheqësit e sektorëve të ndryshëm të Xhelsa Salanës dhe u dha udhëzime për çështje të ndryshme. Më pas, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e akshamit dhe të jacisë.

Përpara fjalimit, Shenjtëria e tij inspektoi punimet e Xhelsës dhe kuzhinën, ku do të përgatitet ushqimi i më shumë se 20.000 mysafirëve, në ditët në vazhdim.

Islami ne KanadaIslami ne Kanada

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp