Lutje për udhëzimin e njerëzve

Ndër lutjet madhore që bëri Hazret Ibrahimi a.s. gjatë ndërtimit të Shtëpisë së Allahut është edhe ajo, në të cilën ai kërkoi udhëzimin e njerëzve. Për këtë lutje i Dërguari i Allahut s.a.v.s. thoshte: “Jam fryt i lutjeve të babait tim Ibrahim”.[1]
رَبَّنَا وَ ابۡعَثۡ فِیۡہِمۡ رَسُوۡلًا مِّنۡہُمۡ یَتۡلُوۡا عَلَیۡہِمۡ اٰیٰتِکَ وَ یُعَلِّمُہُمُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ وَ یُزَکِّیۡہِمۡ ؕ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ
O Zoti ynë! Dërgoju atyre një të dërguar (i cili të jetë) nga mesi i tyre, që t’u recitojë ajetet e Tua, t’u mësojë librin, urtësinë dhe t’i pastrojë ata. Me të vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti![2]
[1]. Tefsir Kurtubi, pj. 2, f. 117.
[2]. Kurani Famëlartë 2:130.