Lutje për të kërkuar mirësi
Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. tregon se në kohën kur Hazret Musai a.s. bëri lutjen e mëposhtme, gjendja e tij ishte kaq e mjerueshme, saqë qoftë për një kokërr hurme, ai varej nga të tjerët.[1] Pas kësaj lutjeje, Zoti i Madhërishëm jo vetëm që ia rregulloi qëndrimin dhe ushqimin, por i dha familje dhe shtëpi në mërgim.
رَبِّ اِنِّیۡ لِمَاۤ اَنۡزَلۡتَ اِلَیَّ مِنۡ خَیۡرٍ فَقِیۡرٌ
O Zoti im! Çfarëdo mirësie të më dërgosh, unë me të vërtetë jam lypës për të.[2]
[1]. Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 5, f. 125.
[2]. Kurani Famëlartë 28:25.