Humanity First shpërndan pako ushqimore për 140 familje në nevojë në Bashkinë Memaliaj
Më 23 dhjetor 2023, Organizata humanitare e Xhematit Musliman Ahmedia, Humanity First Deutschland, ndërmori një aksion humanitar duke bërë të mundur shpërndarjen e 140 pakove ushqimore për familjet në nevojë në bashkinë Memaliaj dhe në fshatrat e thella përreth.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Memaliaj. Xhemati Musilman Ahmedia falënderon Z. Albert Malaj, Kryetar i Bashkisë Memaliaj, për asistencën e dhënë në realizimin e këtij projekti përmes strukturave të Bashkisë. Përveç familjeve në nevojë në Memaliaj, pako ushqimore u shpërndanë edhe në këto fshatra : Buzë, Luftinjë, Qesarat, Krahës, Xhafaj, Dervishaj, Kalemaj dhe Arrëz e Madhe.