Zyrtari nga Ambasada e Gjermanisë vizitoi Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zyrtari nga Ambasada e Gjermanisë vizitoi Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë

Më datë 21 dhjetor 2023, Xhemati Musliman Ahmedia i Kosovës pati kënaqësinë që të mirëpres zyrtarin nga Ambasada Gjermane në Kosovë, z. Christian Böttcher, i cili është sekretari i parë dhe përgjegjës për Kulturë, Shtyp dhe Fe. Takimi kishte qëllim njoftues dhe u zhvillua në ambientet e Qendrës së Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës në Prishtinë.

Ambasada Gjermane Kosovë

Fillimisht z. Christian Böttcher prezantoi veprimtarinë e tij në Kosovë dhe më pas u njoftua në pika të shkurtra për aktivitetet fetare dhe kulturore të Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë dhe në dy degët e saj në Pejë dhe Mitrovicë. Të pranishmit patën mundësinë që të përcjellin për disa minuta një reportazh të shkurtër të Tubimit Vjetor (Xhelsa Salana) të Gjermanisë 2023, ku morën pjesë edhe delegacioni i Kosovës.

Ambasada Gjermane Kosovë

Zyrtari gjerman ishte në dijeni se tubime të tilla plot dije dhe spiritualitet organizohen edhe në vende të tjera të botës, dhe shprehu dëshirën e tij që të jetë pjesëmarrës edhe në Simpoziumin Vjetor në Kosovës që do të mbahet vitin e ardhshëm. Përmes motos “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” ai vlerësoi përpjekjet e Xhematit nëpër botë për paqe, vëllazëri, dashuri, harmoni dhe dialog ndërfetar.

Ambasada Gjermane Kosovë

Gjithashtu zyrtari nga Ambasada Gjermane u njoftua rreth projekteve të organizatës bamirëse Humanity First që zhvilloi rreth 80 projekte të ndryshme në Kosovë që nga viti 2018, në sektorin e Shëndetësisë, Arsimit dhe Mirëqenies Sociale, projekte këto të realizuara suksesshëm përmes bashkëpunimit institucional me drejtoritë komunale dhe me organizatat tjera të shoqërive civile në Kosovë.

Ambasada Gjermane Kosovë

Në fund të takimit miqësor, të dy palët u dakorduan që në të ardhmen të kenë një bashkëpunim të mundshëm në aspektin kulturor, humanitar dhe dialog ndërfetar. Si shenjë mirënjohjeje, z. Christian Böttcher iu dhurua një kopje e Kuranit të Shenjtë në gjuhën gjermane dhe përkthimi anglisht i librit “Filozofia e mësimeve të Islamit” nga Hazret Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të).

Porositni dhe lexoni: 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem