Deklaratë për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Deklaratë për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

lufta mes izrael palestina

Deklaratë për shtyp, 10 tetor 2023

Xhemati Musliman Ahmedia, nën udhëzimin e Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Udhëheqës botëror të tij, pohon:

Gjatë ditëve të fundit, qindra izraelitë dhe palestinezë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë vrarë ose plagosur si rezultat i dhunës dhe gjakderdhjes së pakuptimtë. Vrasja ose dëmtimi i civilëve të pafajshëm është një shkelje e drejtpërdrejtë e mësimeve të Profetit të Shenjtë të Islamit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), i cili mësoi se edhe në gjendje lufte, asnjë grua, fëmijë apo i moshuar nuk duhet të jetë në shënjestër të sulmit ose të lëndohet, në çfarëdo mënyre. As nuk duhet të sulmohet ndonjë udhëheqës fetar apo vend adhurimi.

Xhemati Musliman Ahmedia shpreh ngushëllimet dhe lutjet e tij më të thella për të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur ose që janë prekur në çfarëdo mënyre. Zemra jonë është me ta të gjithë.

Ne lutemi dhe kërkojmë për një përfundim të menjëhershëm të armiqësive dhe për të mbizotëruar paqja, në mënyrë që të mos humbasë më jetë. Për këtë është e nevojshme që kanalet e komunikimit ndërmjet palëve dhe kombeve përkatëse të mbeten të hapura.

Derisa të ndodhë një armëpushim, çdo veprim ushtarak i ndërmarrë duhet të sigurojë që civilët të mos dëmtohen.

Për më tepër, vendet muslimane brenda rajonit duhet të bashkohen në një përpjekje për të vendosur paqen dhe për të siguruar që të drejtat e asaj pjese të popullit palestinez, që janë të pafajshëm dhe që nuk kanë asnjë lidhje me ekstremistët, të mbrohen.

Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera me ndikim që të përmbahen nga çdo veprim apo deklaratë që mund të ndezë më tej situatën e paqëndrueshme. Në vend të kësaj, së bashku me organizatat ndërkombëtare përkatëse, ato duhet të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të depërshkallëzuar urgjentisht konfliktin dhe për të siguruar paqen sa më shpejt të jetë e mundur.

Drejtësia dhe barazia janë tepër të rëndësishme për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë. Kështu, të gjitha fuqitë e mëdha duhet të fokusohen në vendosjen e paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme të bazuar në parimet e paanësisë dhe të drejtësisë së vërtetë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp