Zyrtarë nga Bashkimi Evropian në Kosovë vizitojnë Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian në Kosovë vizitojnë Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë

Stefano Gnocchi dhe Pleurat Kurti

Më 9 mars 2023, dy zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë: z. Stefano Gnocchi – Kryesues i Seksionit për Komunitete Joshumicë, Trashëgimi Kulturore Fetare dhe Veriun, dhe Z. Pleurat Kurti – Zyrtar për gjuhë/informim për Çështjet e Komunitetit, vizituan Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës në Prishtinë. Ata u informuan për historinë e themelimit të Xhematit Musliman Ahmedia si dhe në Kosovë.

Gjithashtu ata u informuan për disa nga aktivitetet fetare, kulturore dhe edukative që organizohen në Qendrën e Xhematit në Prishtinë dhe në degët e saj në Pejë dhe Mitrovicë. U njoftuan edhe për Xhematin Musliman Ahmedia, misionin paqësor dhe rëndësinë e të pasurit njohuri të sakta rreth Islamit, Sistemit të Kalifatit dhe aktiviteteve të Kalifit të Kohës (Allahu e ndihmoftë).

Në fund të takimit, z. Stefano Gnocchi iu dhurua libri në anglisht i Hazrat Kalifit të Katërt të Mesihut r.h. “Islam’s Response to Contemporary Issues (Përgjigjja e Islamit ndaj çështjeve bashkëkohore)”, dhe “Xhemati Musliman Ahmedia – një paraqitje e shkurtër” ndërsa Z. Pleurat Kurtit i dhuruan librat në gjuhën shqipe: “Filozofia e mësimeve të Islamit” – Mesihu i Premtuar a.s., “Jeta e Muhammedit s.a.v.s.” – Kalifi i Dytë i Mesihut r.a., “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes” – Kalifi i Pestë i Mesihut atba.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp