Zyrtarë nga Ambasada Gjermane morën pjesë në iftarin e shtruar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Kosovë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zyrtarë nga Ambasada Gjermane morën pjesë në iftarin e shtruar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Kosovë

Ambasada Gjermane në Kosovë

Më 20 mars 2024, Xhemati Musliman Ahmedia i Kosovës pati kënaqësinë të shtrojë iftar në Qendrën e saj në Prishtinë, ku ishin të ftuar dy zyrtarë nga Ambasada Gjermane në Kosovë, z. Christian Böttcher, Sekretar i Parë i Ambasadës Gjermane, dhe znj. Emona Salihi, zyrtare në Ambasadën Gjermane. E veçanta e këtij iftari është se për përfaqësuesin e Ambasadës është hera e parë që merr pjesë në ndonjë iftar të organizuar nga muslimanët, edhe pse kontaktin me muslimanë e ka edhe më të hershëm, kur ka shërbyer për 3 vite si zyrtar i Ambasadës Gjermane në Pakistan.

Gjatë shërbimit të ushqimit, para zyrtarëve u bë një prezantim i shkurtër i disa anëtarëve që ishin të pranishëm gjatë iftarit. Sidomos u prezantua një pasqyrë e muajit Ramazan, qëllimi i tij dhe detyrat që ka muslimani për këtë muaj të shenjtë me begati të pallogaritshme dhe të panumërta.

Pas iftarit, zyrtari gjerman shkëmbeu përvojën e tij dhe rrëfeu disa ngjarje interesante gjatë misionit të tij diplomatik në vende të ndryshme të botës dhe tërheqi paralele midis kulturës pakistaneve dhe kosovare. Në fund të iftarit, për zyrtarët e Ambasadës Gjermane u përgatitën disa dhurata që ndërlidhen me muajin Ramazan, si dhe një numër të revistës “The Review of Religions” që ndërlidhet me ngjarjet aktuale sot në botë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp