Ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit Ahmedia të Gjermanisë për Teologji
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit Ahmedia të Gjermanisë për Teologji

islami ne gjermani

17 të diplomuar zyrtarisht u dekretuan si misionarë të Xhematit Musliman Ahmedia

Xhemati Musliman Ahmedia me gëzim njofton se ceremonia e dytë e diplomimit të studentëve të Xhamia Ahmedia të Gjermanisë (Universiteti Ahmedia për Teologji) u zhvillua më 22 prill 2017 në ambientin e universitetit në qytetin Riedstadt.

Ceremonia u udhëhoq nga Udhëheqësi botëror, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed.

islami ne gjermaniGjatë ceremonisë, 16 studentë që kanë përfunduar studimet, morën diplomat e tyre me titullin “Shahid” nga Hazret Mirza Masrur Ahmed dhe kështu u regjistruan si misionarë zyrtarë e imamë të Xhematit Musliman Ahmedia. Veç kësaj, një studenti iu dha titulli “Mubashir”. Studentët që u diplomuan përveç Gjermanisë ishin me origjinë edhe nga Bullgaria, Franca dhe Zvicra.

islami ne gjermaniPas shpërndarjes së diplomave, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti një fjalim emocionues e besimnxitës, në të cilin ai ua tërhoqi vëmendjen misionarëve të sapodiplomuar ndaj përgjegjësive të tyre të mëdha. Duke iu drejtuar misionarëve të rinj, ai tha:

“Në nivelin personal, ju duhet të vijoni përpjekjet tuaja për të pasuruar diturinë, në përputhje me porosinë e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se njeriu duhet të vazhdojë kërkimin e diturisë përgjatë gjithë jetës së tij. Po ashtu, ju duhet të orvateni për të ngritur nivelin shpirtëror e moral të të gjithë anëtarëve të Xhematit, si dhe të përhapni mesazhin e vërtetë dhe paqësor të Islamit anekënd shoqërisë”.

Ai gjithashtu tha:

“Që të përmbushni denjësisht përgjegjësitë tuaja, ju domosdoshmërisht duhet të krijoni një lidhje të pandashme e të përhershme me Allahun e Plotfuqishëm. Nëse ju mungon një lidhje e tillë personale me Allahun, ju s’mund të përmbushni betimin tuaj për t’i dhënë epërsi besimit mbi çështjet e tjera materiale, po ashtu, ju nuk mund të bëni detyrën për t’i afruar njerëzit pranë Allahut”.

islami ne gjermaniDuke shtruar rëndësinë e të mësuarit, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Përveç përkushtimit ndaj ibadetit (adhurimit), duhet të përsiatni thellë kuptimete Kuranit Famëlartë dhe të lexoni me hollësi interpretimin e tij. Duhet të studioni rregullisht çdo ditë veprat e Mesihut të Premtuar (paqja e Allahut qoftë mbi të) sepse aty do të gjeni të kuptuarit më të drejtë të Kuranit Famëlartë. Nëse jeni ndriçuar me dijen e vërtetë të Kuranit, do të jeni në gjendje për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje apo akuze që ngrihet kundër Islamit”.

Përveç të tjerash, Shenjtëria e tij gjithashtu tha se misionarët ahmedianë nuk duhet të kenë kompleksin e inferioritetit dhe nuk duhet të ndihen të sikletuar lidhur me Islamin, përkundrazi në cilëndo situatë, ata duhet të qëndrojnë të palëkundur në besimin e tyre.

islami ne gjermaniHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Si misionarë, ju kurrë nuk duhet të distancoheni nga parimet themelore të Islamit dhe mësimet e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Edhe nëse media shkruan artikuj apo gazeta të tëra kundër jush, ato nuk duhet të vlejnë asgjë për ju. Pavarësisht nga rrethanat, duhet të qëndroni të palëkundur ndaj bindjeve tuaja. Mos harroni kurrë se mesazhi i vërtetë i Islamit është i destinuar të përhapet gjithkund sepse e tillë është fjala e Allahut të Plotfuqishëm”.

Ai vijoi duke thënë:

“Mbani mend, Allahu e kishte paralajmëruar Mesihun e Premtuar (paqja e Allahut qoftë mbi të) se Unë do të çoj mesazhin tënd deri në skajet e botës. Ndaj, nuk duhet t’i frikësohemi askujt, përderisa Allahu ka bërë një premtim të tillë. Prandaj, fshehja e mesazhit ose kompromisi me të nuk është urtësi, por një sjellje prej frikacaku”.

islami ne gjermaniShenjtëria e tij nënvizoi se misionarët ahmedianë nuk duhet t’u ngjajnë të ashtuquajturve klerikë të cilët predikojnë diçka tjetër, ndërsa veprojnë kryekëput ndryshe. Ai tha:

“Nëse në një anë adhurimi ndaj Zotit duhet të shkëlqejë në lartësinë e tij tek ju, po ashtu edhe vetitë tuaja morale duhet të shquhen për dëlirësinë e tyre. Qoftë në sjellje brenda jetës familjare, në marrëdhënie me shoqërinë apo në mënyrën e të veshurit, ju duhet të veproni në mënyrë shembullore. Njerëzit duhet të dallojnë menjëherë se ju jeni përfaqësues të denjë të Xhematit Musliman Ahmedia”.

islami ne gjermaniDuke përfunduar fjalimin e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed nënvizoi rëndësinë e dëlirësisë dhe druajtjes. Ai gjithashtu ua tërhoqi vëmendjen të sapodiplomuarve për t’iu drejtuar Zotit në çfarëdo rrethane.

Ai tha:

“Kurdo dhe kudo që keni nevojë për diçka, në vend që të ktheheni nga njerëzit, ju duhet të përuleni në adhurim para Zotit, duke i kërkuar ndihmë. Kërkoni mbështetjen dhe përkrahjen e Zotit në çdo aspekt të jetës suaj dhe mos harroni kurrë t’i përgjëroheni Atij, që Ai t’ju udhëheqë në rrugën e drejtë”.

Kjo ceremoni përfundoi me lutje të heshtur që u drejtua nga Kalifi i Xhematit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp