Shkaku kryesor i konflikteve të sotme nuk është feja, por padrejtësia - Udhëheqësi botëror i Xhematit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Shkaku kryesor i konflikteve të sotme nuk është feja, por padrejtësia – Udhëheqësi botëror i Xhematit

Islami ne kanada

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia u bëri thirrje të gjitha shteteve për drejtësinë

Më 9 tetor 2016, Xhelsa Salana (Mbledhja Vjetore) e 40-ët e Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë u mbyll me një fjalim të fuqishëm e drithërues të udhëheqësit botëror të Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed

Më shumë se 25.000 njerëz nga 32 shtete morën pjesë në Xhelsa Salana, e cila u zhvillua për tri ditë në “International Centre” në Mississauga të Kanadasë.

Islami ne kanadaPërveç mijëra muslimanëve ahmedianë, në Xhelsa morën pjesë edhe një numër i madh miqsh jo-ahmedianë dhe jo-muslimanë. I gjithë eventi u transmetua drejtpërdrejt në kanalin MTA International si dhe në Online Stream.

Në fjalimin e tij përmbyllës, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha se Islami vendosi bazën e paqes, duke promovuar barazi të vërtetë midis popujve dhe kombeve.

Shenjtëria e tij tha se ndërsa kundërshtarët e tij pretendojnë se Islami është një fe ekstremiste, realiteti është që mësimet e Islamit janë një burim i paqes, tolerancës universale, që garantojnë lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes për të gjithë njerëzit.

Duke folur se si feja shikohet në botën moderne, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Sot, pjesa dërrmuese e botës e konsideron fenë si një çështje dytësore dhe beson se për të bërë progres, është e nevojshme për ta të jenë larg besimeve dhe praktikave fetare. Në fakt, në vendet e zhvilluara një numër i konsiderueshëm njerëzish, gjithnjë në rritje, tashmë kanë pikëpamjen se feja është shkaku kryesor i konfliktit dhe i trazirës që dëshmohet sot në botë. Njëkohësisht, ata edhe pranojnë se moralet dhe virtytet bazë njerëzimi i ka mësuar përmes fesë”.

Islami ne kanadaShenjtëria e tij tha se baza e mësimeve të Islamit përbëhet nga nevoja për të njohur Zotin e Madhërishëm dhe për t’u shërbyer krijesave të Tij.

Islami ne kanadaHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Duke përmbledhur mësimet e Islamit, Mesihu i Premtuar, Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia (paqja qoftë mbi të) thotë se ato mund të përmblidhen vetëm në dy fjali: Islami kërkon që muslimanët të përmbushin detyrimet e tyre ndaj Zotit të Madhërishëm, duke iu përkushtuar Atij, dhe së dyti, të përmbushin detyrimet ndaj krijesave të Zotit, duke trajtuar njerëzit me dashuri e dhembshuri. Në të vërtetë, çdo fe në formën e saj origjinale, këtë mësim e dha. Atëherë, si mund të thuhet se feja është shkaku i trazirave që bëhen sot në botë”.

Islami ne kanadaHazret Mirza Masrur Ahmed shtoi:

“A ishte feja shkaku i qoftë njërës prej dy Luftërave Botërore që u bënë në shekullin XX? Apo ato kishin si shkak dëshirë për të pasur fuqi e pushtet dhe lakmi për përfitime gjeopolitike?”

Islami ne kanadaShenjtëria e tij tha se si shtetet islamike ashtu edhe superfuqitë kanë luajtur rol për të minuar paqen botërore. Ai tha se një shembull kryesor i këtij fakti është tregtia e armëve.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Asnjë shtet islamik nuk ka aftësi për të prodhuar armët e sofistikuara që ata posedojnë sot. Përkundrazi, janë vendet e zhvilluara dhe superfuqitë ekonomike ato që prodhojnë armë të tilla shkatërruese dhe ua shesin vendeve islamike. Disa shtete ua shesin qeverive dhe disa shtete të tjera ua shesin rebelëve që luftojnë kundër të njëjtat qeverive. Për shembull, Arabia Saudite po përdor armët që ajo ka blerë nga Perëndimi, që të shkatërrojë Jemenin, që është një shtet i vogël dhe i dobët”.

Islami ne kanadaHazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

“Disa fuqi jo-muslimane, gjithashtu, po veprojnë padrejtësisht duke ndjekur interesat dhe ambiciet e tyre të ulëta dhe kjo shkakton frustrim dhe shqetësim në vende të tjera. Andaj, padrejtësia është shkaku kryesor i konflikteve dhe luftërave të sotme”.

Xhelsa Salana u mbyll me një lutje të heshtur, të drejtuar nga Shenjtëria e tij.

Islami ne kanadaMë pas, Shenjtëria e tij, së bashku me miq kryesorë të eventit, morën pjesë në një drekë, të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia i Kanadasë.

Shenjtëria e tij iu drejtua Xhelsa Salanës edhe gjatë dy ditëve të para. Ditën e premte ai hapi punimet e Xhelsës, duke ngritur flamurin e Ahmediatit (Liva-e-Ahmedia) dhe duke mbajtur më pas predikimin e së premtes.

Ditën e shtunë, Shenjtëria e tij iu drejtua grave ahmediane dhe u parashtroi rolin e gruas në Islam. Ai tha se asnjë muslimane ahmediane le të mos ketë asnjë kompleks ose ndjenjë inferioriteti në mbajtjen e shamisë. Shenjtëria e tij tha se hixhabi tregon dinjitetin dhe nderin e gruas muslimane.

Islami ne kanadaJanë mbajtur një sërë ligjëratash gjatë tri ditëve të Xhelsës nga anëtarë të ndryshëm të Xhematit Musliman Ahmedia.

Gjithashtu, miq të ndryshëm treguan përshtypjet e tyre, duke përfshirë z. John Tory, Kryetarin e Bashkisë së Toronto.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp