“Re të zeza që paralajmërojnë Luftën e Tretë Botërore, po rëndohen nga dita në ditë”

Zyra e shtypit dhe e medias

Zyra e shtypit dhe e medias


Më shumë rreth autorit

Hazret Mirza Masrur Ahmed, në Simpoziumin e Paqes në Calgary, tha se roli i udhëheqësve botëror është

“të bashkojnë njerëzit, në vend që të kërcënojnë muslimanët për të ndaluar të hyjnë në shtetet e tyre”

Më 11 nëntor 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti fjalimin kryesor në Simpoziumin e Paqes në Calgary, të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia i Kanadasë.

Më shumë se 800 njerëz, duke përfshirë mbi 650 personalitete dhe të ftuar morën pjesë në këtë ngjarje, duke përfshirë ish- kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper, kryetari i komunës së Calgary z. Nahid Ninshi dhe z.Irfan Sabir Ministri Krahinor i Shërbimeve Njerëzore. Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të komunitetit të Kombeve të Para (First Nations), akademikë të shquar dhe përfaqësues të mediave.

Para ceremonisë, Shenjtëria e tij zhvilloi një takim me z. Stephen Harper, gjatë së cilës ish-kryeministri falënderoi shenjtërinë e tij për angazhimin e vazhdueshëm të Xhematit Musliman Ahmedia në përhapjen e paqes dhe për përpjekjet e tij humanitare.

Islami ne perendimGjatë pritjes kryesore, Shenjtëria e tij foli për rritjen e pasigurisë në botë dhe paralajmëroi për rreziqet e Luftës së Tretë Botërore. Ai dënoi ekstremistët dhe terroristët muslimanë në mënyrën më të fuqishme dhe deklaroi se aktet e tyre ishin tërësisht kundër mësimeve të Islamit.

Shenjtëria e tij citoi disa vargje të Kuranit të Shenjtë dhe fragmente nga jeta e Profetit të Islamit (paqja qoftë mbi të) që vulosin mësimet paqësore të Islamit.

Shenjtëria e tij gjithashtu iu referua edhe shkrimeve të akademikëve jomuslimane në lidhje me mësimet e Islamit.

Islami ne perendimDuke folur për nevojën e botës për paqe, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Të gjithë vlerësojnë se bota ka nevojë të madhe për paqe dhe harmoni, por pavarësisht se e kanë kuptuar këtë, duket sikur njerëzit nuk janë të gatshëm për të bërë hapat e nevojshëm për të arritur atë. Për fat të keq, në shumë pjesë të botës, prioritet më të madh drejtpërdrejt ose tërthorazi po i jepet dominimit dhe epërsisë mbi të tjerët dhe lakmisë për pushtet dhe autoritet.”

Hazret Mirza Masrur Ahmed shtoi:

“Disa nga ju mund të pyesin se çfarë mund të thotë një lider musliman në lidhje me vendosjen e paqes në botë, duke qenë se çrregullimi në botën e sotme sillet kryesisht rreth vendeve muslimane apo të ashtuquajturave grupe islamike… Megjithatë, para se të gjykoni, është thelbësore që njerëzit të njihen me mësimet e vërtetë të Islamit. Askush nuk duhet të supozojë se veprimet e ekstremistëve ose terroristëve janë në pajtim me Islamin.”

Islami ne perendimShenjtëria e tij tregoi se si dështimi i qeverive për të mbrojtur të drejtat e njerëzve dhe pastaj rritja e terrorizmit dhe ekstremizmit ka çuar në përçarjen e disa vendeve muslimane. Ai tha se shkaku kryesor për mungesën e paqes ishte mungesa e ndershmërisë dhe drejtësisë.

Islami ne perendimHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Kombet që ishin të suksesshme, u shkatërruan në luftërat civile tragjike. I gjithë ky konflikt dhe luftë u bazua në faktin se shumica e muslimanëve i kanë harruar mësimet e vërteta të fesë së tyre dhe dështuan për të përmbushur të drejtat e njëri-tjetrit. Në vend që të shfaqnin ndershmëri dhe integritet, ata u motivuan vetëm nga lakmia dhe dëshira për pushtet. Tragjikisht, rezultati përfundimtar është se paqja është duke u gërryer pa pushim në mesin e masave.”

Lidhur me standardet e drejtësisë që Islami kërkon nga muslimanët, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Kurani thotë që njeriu duhet të jetë gati për të dhënë dëshmi edhe kundër vetvetes ose të afërmve të tij, që të dalë e vërteta në shesh. Është shumë e lehtë për të thënë se “unë jam i gatshëm për të folur kundër vetes”, por që praktikisht t’i jetësojmë këto standarde është shumë e vështirë. Megjithatë, ky është objektivi dhe sfida që Allahu i Plotfuqishëm u ka vënë muslimanëve, ku Ai ka thënë se drejtësia e vërtetë nuk mund të arrihet përderisa njeriu nuk është i gatshëm për të lënë mënjanë të gjitha interesat personale”.

Islami ne perendimHazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Nëse praktikohet, ky parim unik është mjeti vendosjes së paqes, jo vetëm në vendet muslimane, por në çdo fshat, çdo qytet, çdo krahinë dhe në çdo shtet të botës.”

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia shpjegoi arsyen pse muslimanëve të hershëm u ishte dhënë leja që të bënin luftë mbrojtëse, pas persekutimit të vazhdueshëm disavjeçar. Ai tha se leja është dhënë nga Allahu i Plotfuqishëm për të mbrojtur të drejtën e lirisë së besimit për të gjithë popujt e të gjitha besimeve.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Kjo është një manifestim i madh i mësimeve hyjnore të Islamit se Kurani nuk u jep muslimanëve leje për të luftuar për të mbrojtur Islamin, ose nga frika se të gjitha xhamitë do të shkatërrohen. Përkundrazi, u dha leje për të mbrojtur të gjitha fetë dhe të gjitha vendet e adhurimit, qofshin kisha, tempuj, sinagoga, xhami apo çfarëdo të tjera.”

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Muslimanët e hershëm nuk rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur vetveten, por për të mbrojtur vetë njerëzimin, dhe për afirmimin e vlerave universale të lirisë së ndërgjegjes dhe besimit. Ata muslimanë rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që të ndalnin dorën e shtypjes që kërkonte të shkatërrojë paqen botërore.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha se faji për konfliktet në botë nuk mund t’u faturohet plotësisht vetëm muslimanëve. Ai deklaroi se disa vende jomuslimane kanë prodhuar dhe shitur armë për vendet muslimane, të cilat janë duke u përdorur pastaj për të ndezur luftëra.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në vend që t’i jepet fund luftërave që po lëngojnë botën muslimane, fuqitë e mëdha në fakt po i ndezin ato. Në vend që paqja të ketë prioritet, ata vazhdimisht kërkojnë për të ndikuar dhe madje edhe përfituar nga lufta.

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Realiteti është se luftërat po ndodhin sot nuk janë duke u luftuar për arsye fetare, por janë duke u luftuar për qëllime gjeo-politike dhe për hir të marrjes së pasurisë dhe të pushtetit.”

Islami ne perendimKalifi vazhdoi me paralajmërimin e rrezikut të një lufte botërore, të cilën tha se do të ishte “katastrofike”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Re të zeza që paralajmërojnë për Luftën e Tretë Botërore po rëndohen nga dita në ditë. Efektet e një lufte të tillë do të zgjasin për dekada të ardhshme. Gjeneratë pas gjenerate fëmijët mund të lindin të gjymtuar, ose me defekte gjenetike për shkak të efekteve të vazhdueshëm të rrezatimit.”

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Është nevojë urgjente e kohës për njerëzimin që të punojë në drejtim të mbrojtjes të së ardhmes. Në vend që të fajsojnë vetëm muslimanët për të gjitha çrregullimet, fuqitë e mëdha të botës duhet të bëjnë një hap prapa dhe të shikojnë edhe veten e tyre. Më shumë se për politikanët që kërkojnë publicitet duke deklaruar synimet e tyre për të ndaluar muslimanët të hyjnë në shtetet e tyre, bota ka nevojë për liderë të cilët janë të sinqertë në përpjekjet e tyre për të kapërcyer dallimet që na ndajnë.”

Në përfundim, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Qeveritë dhe hartuesit e politikave duhet të kuptojnë peshën e madhe të detyrave të tyre si kujdestarë të botës. Ata duhet të përpiqen me zell për t’u siguruar se ata që do të vijnë pas nesh, nuk do të lindin të gjymtë dhe të rriten në një botë të prishur, por të lindin të shëndetshëm, të lumtur dhe në një botë të paqes dhe harmonisë gjithnjë e më të madhe.”

Më herët, pas fjalimit përshëndetës të z. Lal Khan Malik, President i Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë, personalitete të ndryshme morën fjalën, për të mirëpritur Shenjtërisë së Tij në Kanada.

Kryetar i Bashkisë së Calgary, Nahid Ninshi tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia ka qenë në Kanada tashmë për 50 vjet dhe kjo është një ditë për t’ju falënderuar për të gjitha që keni bërë, sepse ky xhemat, ndoshta më shumë se shumë të tjerë, e kupton se lufta kundër jo tolerancës dhe pikëpamjeve të ngushta është një luftë e të gjithë neve. Ky xhemat kupton se ndërtimi i komuniteteve së bashku për çdo ditë në fund të fundit e pasuron çdo njërin prej nesh.”

Islami ne perendimZ. Stephen Harper, ish-Kryeministër i Kanadasë tha:

“Gjatë mandatit tim si Kryeministër, Xhemati Musliman Ahmedia ishte ndër partnerët më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë… Si kudo tjetër në botë, muslimanët ahmedianë në Kanada njihen për përkushtimin e tyre ndaj paqes, vëllazërisë universale dhe ndaj vullnetit të Zotit, të cilat janë parimet e vërteta dhe themelore të Islamit të vërtetë. Dhe për t’i shërbyer të mirës më të madhe në shumë mënyra, jo vetëm në Kanada, por kudo në botë ku ahmedianët jetojnë. Kur ju ahmedianë zini hapësirën tuaj publike në sheshet publike dhe deklaroni: dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd, jeni në mënyrën më thelbësore një partner, një fqinj, një mik për të gjithë kanadezët.”

Irfan Sabir, Ministri Krahinor i Shërbimeve Njerëzore, tha:

“Gjatë disa javëve të fundit, në udhëtimet e tij nëpër Kanada, Shenjtëria e tij (Hazret Mirza Masrur Ahmed) ka përhapur mesazhin: “dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Ai ka frymëzuar kanadezët me thirrjen e tij të guximshme për paqe e dhembshuri.”

Darshan Kang, anëtar i Parlamentit Federal, tha:

“Ata që kanë pasur kënaqësinë ta njohin e të bashkëpunojnë me Xhematin Musliman Ahmedia e dinë kontributin e madh që muslimanët ahmedianë i kanë dhënë shoqërisë kanadeze. Xhemati Musliman Ahmedia qëndron lart në personifikimin e atyre vlerave që secili prej nesh si kanadezët i mban të shenjta.”

Islami ne perendimPas përfundimit të ceremonisë, Shenjtëria e tij u mirëprit edhe nga një delegacion i komuniteti të Kombeve të Para (First Nations). Pleqtë indigjenë i bënë shenjtërinë së tij mirëseardhje tradicionale, sipas zakoneve të tyre, dhe më pas e takuan edhe personalisht atë.

Islami ne perendimSimpoziumi i Paqes në Calgary ishte pritja e fundit publike e turneut aktual të Shenjtërisë së tij në Kanada. Gjatë javëve të mëparshme, Shenjtëria e tij ka dhënë fjalime në Parlament Hill, Parlamentin Kombëtar në Ottawa, në Universitetin York, në Simpoziumin e Paqes të Kanadasë dhe gjithashtu në përurimet e xhamive në në Regina dhe Lloydminster.

Shpërndaje

Send this to a friend